Japoni

Çfarë bën me gazetën pasi e lexon? Ja çfarë kanë shpikur japonezët

Ku përfundojnë gazetat e djeshme? Në Japoni ka një ide të re, që lë prapa edhe atë të riciklimit të letrës. Ideja e “Mainichi”-t, një prej të përditshmeve japoneze më të vjetra dhe më të shitura është që ta shndërrojnë gazetën e vjetër në një pemë të re. Kështu ka lindur “Green Newspaper”, të cilën sapo ta lexosh mund ta grisësh në copa dhe ta vendosësh në një vazo me dhe. Pasi ta ujitësh duhet thjesht të presësh që një bimë të mbijë. Me një tirazh prej 5 milionë kopjesh, gazeta jeshile duket se është një ide e mirë për të mbrojtur mjedisin.

Dështon misioni eksperimental i Japonisë për të pastruar hapësirën

Një përpjekje eksperimentale për të pastruar mbetjet e pesë dekadave rreth orbitës së Tokës, ka dështuar për shkak të problemeve teknike. Një ekip japonez planifikoi të përdorë një litar 700 metra të gjatë për të tërhequr mbetjet lundruese në një orbitë më të ulët, ku më pas do të digjeshin në atmosferën e Tokës. Por diçka shkoi gabim dhe litari nuk mund të zgjatej - pavarësisht nga përpjekjet e teknikëve të cilët u përpoqën ta rregullonin atë.

Ja nga çfarë do i formojnë japonezët medaljet e Lojrave Olimpike në 2020

Organizatorët e Lojrave Olimpike të Tokios që do të zhvillohen në 2020 janë duke menduar të përdorin metalin nga mbetjet elektronike të papërdorshme për të prodhuar medaljet që do u jepen kampionëve. Propozimi u diskutua në Qershor dhe organizatorë olimpikë, qeveria dhe kompanitë private që do të merren me ndërtimin e tyre morën një vendim të tillë pasi Japonia ka më pak burime natyrore të metaleve të çmuara krahasuar me vendet e tjera. Rreth 17% e arit botëror dhe 22% e argjendit gjenden në pajisjet e elektronike dhe Japonia ka menduar të përdorë këto për medaljet e saj olimpike.

Japonezët në një ekspeditë kanë vrarë 230 balena shtatzëna

Katër anije japoneze të cilat kaluan 115 ditë në Antarktikë, këtë javë janë kthyer me 333 balena të vrara prej të cilave 230 femra shtatzëna, ndërsa e gjithë kjo është bërë në kuadër të “hulumtimeve shkencore”. Këtë informacion e bëri të ditur organizata jo qeveritare globale "National Geographic" e cila pohon se Komisioni ndërkombëtar për gjuetinë e balenave që në vitin 1986 ka ndaluar aktivitetet komerciale lidhur me balenat. "National Geographic" pohon se ekspedita është paraqitur si projekt me qëllim të informacioneve shkencore për lëvizjen e balenave.

Japonia ka më shumë pika të ngarkimit elektrik të makinave sesa pika karburanti

Sipas Nissan, ekzistojnë më shumë pika të ngarkimit elektrik sesa pika karburanti në Japoni. Prodhuesi japonez i makinave raportoi se numri i pikave të ngarkimit të makinave elektrike ka kaluar shifrën e 40,000 përkundër atyre të karburanteve prej 35,000. Ndërsa tregu i makinave rritet, infrastruktura mbështetëse gjithashtu ka njohur një hov të paprecedent. “Një element jetik për rritjen e tregut të makinave elektrike padyshim është zhvillimi i një infrastrukture të mbushjeje,” shprehej Joseph Peter i cili shërben si CFO pranë Nissan. Me shtimin e këtyre rrjeteve, makinat elektrike do të shndërrohen në një opsion serioz në të gjithë botën.

Japonia shpik pajisjen për pastrimin e mbeturinave rreth orbitës së Tokës

Japonia ka shpikur një anije e cila do të përdorë një litar 700 metra të gjatë për të hequr një sasi të madhe mbeturinash që qarkullojnë në orbitën e Tokës. Litari, i bërë nga alumini dhe tel çeliku, është projektuar të tërheqë mbeturinat jashtë orbitës. Pajisja inovative është bërë me ndihmën e një kompanie rrjete peshkimi. Mendohet të jenë rreth 100 milionë copë mbeturinash në hapësirë rreth orbitës së Tokës, duke përfshirë dhe pjesë nga satelitët e vjetër apo qoftë edhe rraketa.

Japonia tërheq alarmin e tsunamit, shpëton Fukushima

Japonia e hoqi paralajmërimin për tsunami të lëshuar pas tërmetit me magnitudë 7,4 që goditi bregun lindor të vendit. Tërmeti ra në afërsi të Fukushimës duke shkaktuar fillimisht në brigjet e saj dallgë tre metra të larta. Ato që mbërritën më vonë megjithatë, ishin më të vogla, ndaj autoritetet e konsideruan rrezikun të kapërcyer. Me mijëra vetë më herët iu ishte kërkuar të evakuonin zonën, ndërsa nuk pati veçse raporte për disa lëndime të lehta. Por frika ishte e madhe duke qenë se Fukushima u godit në 2011-n nga një tërmet i fuqishëm që vrau 18,000 vetë.

Katastrofa e Fukushimës: Të sëmurët nga kanceri bezdisin

11 Mars 2011. Bota u trondit nga aksidenti atomik në Japoni. Rritja e numrit të kancerit të tiroideve në Fukushima e zë ngushtë qeverinë, që nuk do ta pranojë këtë realitet. Pacientët e prindërit e shqetësuar rrëfejnë. Japonezja e re duket e fortë dhe e vetësigurtë, por kur rrëfen për sëmundjen e kancerit, zëri i saj dridhet. „Mjeku më ka thënë që nuk është rrezatimi radioaktiv shkak i sëmundjes. Po ç'të jetë tjetër?" 22 vjeçarja nga Koriyama në prefekturën e Fukushimës rrëfen për vuajtjet e saj në një dokumentar amerikan të Ian Thomas Ash.

Kina e shqetësuar për radioaktivitetin në Fukushima

Kina është e shqetësuar për rrjedhjet radioaktive në Fukushima dhe i ka bërë thirrje Japonisë që të marrë përsipër përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë problem. Gjatë konferencës së saj javore, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunying, ka thënë se pas incidentit në centralin e energjisë bërthamore në Fukushima, Japonia nuk ka bërë asnjë deklaratë në mënyrë që ndërkombëtarët të jenë të qetë, edhe pse nga ky incident kanë kaluar 6 vite. Në këtë zonë është vënë re ndikimi i mbetjeve radioaktive te kafshët dhe mjedisi, ndërkohë që popullsia është zhvendosur.

Medaljet e Tokio 2020 do të prodhohen nga… celularët e vjetër

Komiteti i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike 2020 të Tokios ka filluar një iniciativë fisnike të bazuar mbi riciklimin që do të mundësojë realizimin e medaljeve të arta, argjendta dhe bronxta me celularë dhe smartfonë të vjetër, njofton “The Japan Times”. Ky projekt u shpall të mërkurën e kaluar dhe do të zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit të kolosit të telekomunikacionit “NTT Docomo” dhe të Qendrës së Higjenës Mjedisore Japoneze.

Përmbytje apokaliptike në Japoni, 70 viktima e 1.5 milion të evakuuar

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 70 njerëz dhe kanë dhjetëra zhdukur në zonat perëndimore të Japonisë. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shiu i rrëmbyeshëm që nga e enjtja. Ndërkohë edhe qindra shtëpi janë dëmtuar.

Projekti japonez - A mund t’i bëjë materiali i drurit makinat më të lehta dhe më efiçente?

Shkencëtarët në Japoni po punojnë për të krijuar një një material të fortë druri për të zëvendësuar pjesët e çelikut në automjete brenda një dekade. Po ashtu, ato po përpiqen të përpunojnë edhe pjesët plastike në mënyrë që t’u rezistojnë temperaturave të larta, duke shërbyer kështu si zëvendësuese për pjesët metalike. Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, një reduktim prej 10 % në peshën e automjeteve mund të reduktojë karburantin deri në 8 %.

Shkencëtarët do të përpiqen të shpojnë mantelin e Tokës

Njerëzit kanë qenë në Hënë dhe kanë hulumtuar pothuajse çdo cep të planetit - por ekziston një vend ku ata nuk kanë qenë kurrë. Shkencëtarët duan të zbërthejnë Tokën për një nga sekretet e tij të fundit. Një grup ndërkombëtar studiuesish i udhëhequr nga Agjencia Japoneze për Shkencën dhe Teknologjinë Detare-të Tokës thonë se ata planifikojnë të jenë të parët që do të shpojnë me sukses mantelin, të quajtur ndryshe mbështjellësin e bërthamës, domethënë, shtresën midis kores së jashtme të planetit dhe kores së saj të brendshme. Edhe pse manteli përbën rreth 80 përqind të masës së Tokës, pjesa më e madhe e saj mbetet një enigmë gjeologjike.

Shkuma misterioze pushton qytetin japonez pas tërmetit

Tërmeti i dy ditëve më parë më parë në Japoni, përveç viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale, ka shkaktuar edhe një fenomen shumë të çuditshëm në Fukuoka. Rrugët e qytetit, gjendet disa orë larg epiqendrës së tërmetit të fuqishëm, janë pushtuar nga një shkumë e çuditshme. Ekspertët nuk kanë arritur ta shpjegojnë shkakun dhe origjinën e këtij fenomeni, ndërsa banorët vendas mendojnë se shkuma mund të ketë dalë në sipërfaqe për shkak të çarjes së ndonjë tubi nëntokësor pas tërmetit. Fotot të shumta të shpërndara në rrjete sociale janë shoqëruar me postime nga rezidentë në këtë qytet, që e cilësojnë shkumën misterioze ‘si të pështirë’.

Tërmet në Japoni, 9 të vdekur, mbi 900 të plagosur

Qindra njerëz u mblodhën në orët e para të ditës së sotme jashtë bashkisë së Mashiki, në afërsi të epiqendrës së tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë një ditë më parë. Me magnitudë 6 gradë, tërmeti i parë goditi qytetin Kumamoto, 11 kilometër në lindje të tij, në orën 9: 30 të enjten më 14 prill. Menjëherë më pas erdhi edhe goditja e dytë, akoma me e fuqishme me magnitudë 6.4 gradë. Nuk kishte paralajmërime për tsunami, por të paktën 9 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve lokale, mbi 900 persona janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme.

Vullkani gjigant që kërcënon Japoninë

Brenda tre dekadave të ardhshme Japonia rrezikohet seriozisht nga një shpërthim gjigant i vullkanit Sakurajima, i ndodhur vetëm pak kilometra larg Kagoshimas, një qytet me mbi gjysmë milionë banorë. Alarmi është dhënë nga shkencëtarët japonezë që kanë skanuar kraterin e vullkanit. Sipas tyre, nën toka Sakurajima po grumbullon llavë me shpejtësi dhe është çështje kohe që ajo të shpërthejë me furi në sipërfaqe. Ajo që e bën akoma më alarmante situatën dhe ndërmarrjen e masave nga ana e autoriteteve, që të mos gjenden të papërgatitura, sipas grupit të studiuesve, është se në rast të një shpërthimi të fuqishëm vullkani rrezikon seriozisht që të prekë edhe centralin bërthamor të Sendait, që ndodhet vetëm 49 kilometra larg tij.

Zbulohet “elementi i munguar” në bërthamën e planetit tonë

Shkencëtarët në Japoni besojnë se kanë zbuluar se cili është “elementi i munguar”, i cili zë një pjesë të madhe në bërthamën e planetit tonë. Prej shumë dekadash shkencëtarët kanë kërkuar për këtë element, pasi besonin se ai zë një vend të madh në bërthamën e Tokës pas Hekurit dhe Nikelit. Pas stimulimit të temperaturave të larta dhe presionit të madh që gjendet në bërthamën e planetit tonë, shkencëtarët besojnë se kandidati më i mundshëm për të zënë vendin si elementi i tretë më i madh që gjendet në bërthamën e planetit është silikoni.  

Zbulohet bakteri që ha shishet plastike

Një grup shkencëtarësh në Japoni kanë zbuluar disa lloje bakteresh të cilat konsumojnë një lloj të caktuar plastike, e cila gjendet kryesisht tek shishet plastike të ujit. Ky zbulim mund të hapë rrugën për zhvillimin e metodave të reja për menaxhimin e më shumë se 50 milion tonëve të kësaj plastike të veçantë, e prodhuar globalisht çdo vit. Plastika e gjetur në shishet plastike njihet ndryshe si polyethylene terephalate, ose PET. Gjithashtu gjendet në veshjet me poliestër, etj.