Johan Ndisi

Vazhdon turi çiklistik i Ambasadorit Johan Ndisi nëpër Shqipëri

Turi çiklistik i Ambasadorit Johan Ndisi nëpër Shqipëri vazhdon. Ambasadori suedez në Shqipëri në kuadër të vizitave në terren për t'u njohur me problematikën vendore, ka takuar përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve akademike, shoqërisë civile dhe komunitetit, në vizitën e radhës në Fier dhe Gjirokastër. Përpos vizitave në institucione të ndryshme dhe në projektet e mbështetura nga Sida, ditën e enjte 16 mars ai zhvilloi dhe një vizitë në parkun e Viroit i shoqëruar dhe nga anëtarë të shoqërisë civile dhe nxënës të shkollës 9- vjeçare Andrea Grass.