jonas

Stuhia me borë “Jonas” godet SHBA, raportohen 8 të vdekur

Një super-stuhi dimërore po i afrohet brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku pritet të sjellë reshje thuajse rekord dëbore. Mbi 50 milionë vetë janë paralajmëruar mbi rrezikun e stuhisë paralizuese që pritet ta godasë rajonin duke ju kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Deri tani kanë vdekur 8 persona. Stuhitë e dëborës priten të godasin 85 milionë banorë, ndërkohë që Uashingtoni dhe Baltimore janë zonat e goditura më tepër, ndërkohë që Uashingtoni dhe Baltimore janë zonat e goditura më tepër.