Jugohrom

Ndotja alarmante në Maqedoni, gazifikimi proces i vështirë por ofron zgjidhje

Ministri i Mjedisit në Maqedoni, Nurhan Izairi është shprehur se zgjidhja e problemit të ndotjes së lartë të ajrit vazhdon të jetë një sfidë serioze për qeverinë e Maqedonisë, ndonëse ditëve të fundit, kushtet klimatike kanë ndikuar në përmirësimin e situatës alarmante. “Përmirësimi ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike, teksa ajri është pastruar në nivel shtetëror. Por, kjo nuk do të thotë se institucionet duhet të qëndrojnë duarkryq”, tha ministri Nurhan Izairi. Në kuadër të masave për zgjidhjen e problemit, në planet e qeverisë është edhe gazifikimi.

Tetova, qyteti më i ndotur në botë

Ndotja e ajrit në Tetovë ka arritur në nivele alarmante. Instituti ndërkombëtar Numbeo e rendit Tetovën si vendbanimin më të ndotur në botë. Sipas të dhënave të fundit, prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër shkon deri në 17 herë mbi masën e lejuar. Ndotësi më i madh llogaritet të jetë kombinati metalurgjik “Jugohrom” që ndodhet në hyrje të qytetit.

Tetovë, bredhi i Vitit të Ri me simbolet e grimcave helmuese PM10

Tetova dhe ndotësi më i madh i ajrit në këtë komunë, Jugohromi, vazhdojnë të jenë kryelajmi në mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni. Pas raportimeve mediatike se qeveria ka vendosur ta pezullojë punën e Jugohromit, është paraqitur edhe ministri i Mjedisit, Nurhan Izairi, i cili ka përgënjeshtruar këto lajme dhe ka thënë se qeveria ende nuk ka sjellë ndonjë vendim për mbylljen e këtij Kombinati.