Jupiter

Anija kozmike amerikane i afrohet sot planetit Jupiter

Një anije kozmike amerikane pritet t’i afrohet sot planetit Jupiter, pas vjet pasi është lëshuar në hapësirë. Anija “Juno” e NASA-s, do e kalojë 37 herë orbitën e Jupiterit, gjatë 20 muajve të ardhshëm. Qëllimi i misionit është të marrë informacione se si është formuar sistemi diellor. “Juno” pritet të analizojë fushat magnetike dhe gravitacionale të këtij planeti, që besohet se është planeti parë që është krijuar në sistemin diellor. Anija ka udhëtuar 2.8 miliardë kilometra për të arritur Jupiterin dhe në total misioni i saj kushton 1.1 miliardë dollarë.

Jupiteri tani ka 69 hëna

Teleskopët tashmë bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm, dhe astronomët kanë mundur të identifikojnë dy hëna të reja që orbitojnë Jupterin. Këto hëna, të cilave u referohen “hënëza” për shkak të përmasave të vogla të tyre, janë vetëm një milje larg njerëi-tjetrit. Ky zbulim e çon numrin total të planetit gjigant në 69. Dy henat e reja janë zbuluar nga shkencëtarët e Carnegie Institution for Science në Uashington, të cilat kanë punuar në osbervatorin e Kilit. Këto hënëza nuk kanë ende një emër dhe u referohen me kode S/2016 J1 dhe S/2017 J 1, ku S do të thotë Satelit dhe J do të thotë Jupiteri.

NASA publikon zbulimin: Një mega oqean në Hënën e Jupiterit

NASA ka zbuluar prova të reja bindëse për ekzistencën e një mega oqeani në hapësirë. Ky mega oqean është konfirmuar prej tyre jo vetëm për ekzistencën e tij nën sipërfaqen e Europës, hënës së Jupiterit, por nga NASA është raportuar zbulimi tjetër; uji i oqeanit shpërthen në rreth 200 kilometra lartësi. Udhëheqësi i këtij studimi Geoff Yoder i cili ka kryer vëzhgimet me një nga teleskopët më të sofistikuar, Huddle ka deklaruar’’Oqeani i Europa është konsideruar si një nga vendet më premtuese potencialisht të mundshme për të mbajtur në jetë  sistemin tonë diellor’’.

Sonda e NASA-s futet në orbitën e Jupiterit

Sonda Juno, e ushqyer me energji diellore, mbylli dy ditë më parë misionin pesë vjeçar të fluturimit drejt Jupiterit. Juno u dërgua në hapësirë nga NASA për të studiuar origjinën e planetit më të madh të sistemit tonë diellor dhe ndikimin e këtij planeti tek jeta në Tokë. Ishte një manovër për jetë a vdekje për sondën e NASA-s. Juno ndezi motorin për të ulur shpejtësinë duke lejuar që të tërhiqej nga forca gravitacionale e Jupiterit, në një mision që mund të kishte sjellë një përplasje shkatërrimtare për mjetin hapësinor.