kafe

Hedhja e plehrave në rrugë, Veliaj paralajmëron lokalet

Kushdo që hedh mbeturinat në rrugë dhe jo në koshin e vendosur nga Bashkia e Tiranës do të gjobitet. Këtij rregulli nuk i kanë shpëtuar edhe bizneset të cilat ndonëse janë tepër luksozë dhe në qendër të Tiranës vijojnë që të hedhin qeset në rrugë, vetëm pak metra larg koshit, duke ndotur jo vetëm segmentin ku kalojnë çdo ditë qytetarët, por edhe krijojnë një pamje të shëmtuar për klientët e tyre.

Pagesa për tasat e kafes do të ndihmojë në mirëmenaxhimin e mbetjeve

Vendet e zhvilluara ndërmarrin në mënyrë të vazhdueshme nisma vullnetare ose institucionale për menaxhimin e mbetjeve. Një nismë të tillë e ka ndërmarrë para disa kohësh edhe Bashkia Tiranë, ku me bashkëpunimin e 250 subjekteve private të furrave të bukës, arriti të reduktojë përdorimin e rreth 1 milion qeseve plastike. Nismën e përqafuan edhe supermarketet, por duke e përdorur nismën e qeseve, si një mënyrë fitim.