kafsha e pare

Dhuna ndaj kafshëve, Tahiri kërkon ndryshimin e Kodit Penal

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ndalet përpara nismës ligjore dhe i ka propozuar sot Kuvendit një pr/ligj disa ndryshime në kodin penal. “Paraqita një pr/ligj i cili synon disa gjëra, e para duke u nisur nga fenomene të njëpasnjëshme ndaj dhunës kundër kafshëve. Kërkoj ndryshime në kodin penal ndaj të dhunës në tërësi. Ai që dhunon sot një kafshë, nesër patjetër dhunon një familjar e bëhet rrezik për shoqërinë”,- u shpreh Tahiri. Ai gjithashtu i bën thirrje Parlamentit të reagojë dhe të marrë në konsideratë propozimin e tij.

Kafsha e parë në Tokë erdhi nga deti

Kafsha e parë në Tokë ishte ndoshta një sfungjer deti, kështu janë shprehur shkencëtarët amerikanë. Sipas hulumtuesve, kur ndodhi shpërthimi i Uellsit, një periudhë evolucionare që filloi rreth 540 milion vjet më parë, gjatë së cilës u shfaqën një numër i madh i kafshëve të reja, mendohet që e para të ketë qenë jetë një sfungjer deti. Ekipi bëri zbulimin duke analizuar fosile molekulare, një sasi prej molekulave të gjetura në shkëmbinjtë e lashtë që mbijetojnë edhe sot e kësaj dite. Një molekulë e rrallë është gjetur në shkëmbinj që janë gati 640 milion vjet e vjetër, dhe ka treguar pikërisht këtë fakt.