kajak

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

Rreth 150 kajakistë nga e gjithë Europa çelën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve, duke iu bashkuar kështu protestave të vendasve. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, kajakistët e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Kajakërs nga Europa, protestë në Tiranë për lumin Vjosa: Jo ndërtimit të HEC-it

Në 18 maj, kajakërs nga e gjithë Evropa do të protestojnë së bashku me parlamentarët shqiptarë, anëtarë të parlamentit të BE, banorë të luginës së Vjosës si dhe ruajtësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë të natyrës për mbrojtjen e Vjosës dhe kundër ndërtimit të digave në të. Në këtë event të quajtur “Eventi i flotilës” pjesëmarrësit – disa prej tyre me varka – do të grupohen rreth mesazhit për kryeministrin Edi Rama në brigjet e lumit të egër. Në 20 Maj, Turi Ballkanik i Lumenjve do të përfundojë me dorëzimin e “peticionit në kajak” për kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Me kajak në liqenin e Farkës

Liqeni i Farkës është destinacioni i radhës për turistët europianë të pasionuar pas kajakut. Projekti ‘Brain&Heart” e cilëson këtë si një përvojë tejet të veçantë që duhet provuar. “Pak kilometra larg qendrës së Tiranës, gjendet një liqen artificial, ai i Farkës. Bëhet fjalë për një mrekulli ku ndërhyrja e dorës së njeriut në vend që ta dëmtonte e ka kthyer ne një përfitim. Një digë artificiale, një ekosistem artificial ku fauna, kafshët shtëpiake dhe gjelbërimi bashkëjetojnë duke krijuar një panoramë fantastike që habit këdo që e viziton.

Vjosa, Sllovenët me kajak: Do bëjmë luftë për lumin e fundit “të egër” në Evropë

Intervistë me Rok Rozman, kajakist dhe producent i dokumentarit të fundit kushtuar Vjosës, për mbrojtjen ndaj digave, që propozohen të ndërtohen mbi të. Mbrojtja e Vjosës, si lumi i fundit i egër në Evropë, shtuar me fushatat mediatizuese dhe sensibilizuese që planifikohen të bëhen në të gjithë kontinentin në bashkëpunim të ngushtë me ECOAlbania-n, promovuesen kryesore shqiptare të kësaj përpjekje, janë në qendër të kësaj interviste.

Intervistoi Ben Andoni