kalaja

Kalaja e Dodës, parë nga eksperti Haki Kola

Kalaja e Dodës është porta dhe streha për ata që duan të arrijnë majat e Shqipërisë, malin më të lartë të vendit tonë dhe një ndër më të lartët e gadishullit të Ballkanit. Dy janë rrugët nga arrihet në fshatrat karakteristikë të Kalasë së Dodës. Ajo arrihet si nga Peshkopia apo Dibra e Madhe në rrugen Peshkopi-Kala e Dodës, si dhe Kosova e Kukësi mund ta arrijnë që nga rruga Kukës-Bushtricë-Kala e Dodës. Tre elementë shumë të rëndësishëm prej jetës mund të gienden atje: Ajri shumë i pastër dhe i freskët, uji i ftohtë dhe më i shijshëm në vendin tonë, si prodhime blegtorale, mishi dhe bulmeti i një cilësië shumë të lartë.

Lagështira rrezikon muret e Kalasë së Elbasanit, tubacionet e dëmtuara

Një prej simboleve të Elbasanit, Kalaja me mure dhe portën kryesore të saj rrezikon të shembet. Në brendësi të saj uji pikon në pjesën e sipërme të qemerit sikur të binte shi papushim. Lagështira ka depërtuar kudo e muret shekullore po shkatërrohen. Kalimi i qytetarëve poshtë saj po kthehet në një shqetësim më vete për banorët. Një situatë e tillë vijon prej vitesh e atë nuk po e sheh askush. Qytetarët shprehen se uji mund të vijë nga një tubacion i dëmtuar dhe ai po dëmton muret dhe portën shekullore të kalasë.