kaliforni

Fermerët premtojnë se do të rindërtojnë vreshtaritë në Kaliforni

Përgjatë Kalifornisë Veriore, ku zjarret po digjen prej mëse një jave duke u marrë jetën të paktën 36 njerëzve dhe shkatërruar rreth 6 mijë ndërtesa, banorët po analizojnë ato që kanë humbur dhe ato që u kanë mbetur. Shumë prej tyre ndihen me fat që kanë shpëtuar. Në një rast, zjarri shkatërroi një vreshtë rushi dhe punishte vere, duke lënë të paprekur karriget ku njerëzit shkojnë për të provuar verën. Pierre Birebent, prodhues vere prej 20 vitesh thotë se ndihet me fat.

Flakët në Kaliforni, krijojnë autostradën e ‘zjarrit’

Pamjet në videon e mësipërme nuk janë pjesë të ndonjë filmi aksion, por skena me të cilën u përballën njerëzit që udhëtonin në autostradën 91, në jug të Kalifornisë. Pamjet spektakolare u filmuan nga drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që lëvizin në autostradë, ndërsa zjarret kishin mbërritur në buzë të saj, pasi shkrumbuan kodrat përreth. Zjarri në fjalë ka marrë emrin zjarri i Kanionit dhe shpërtheu në malet Santa Ana, në lindje të Los Anxheles.

Guvernatori i Kalifornisë deklaron përfundimin e thatësirës historike

Lëndinat e etura të Kalifornisë të kthyera në ngjyrë kafe nga mungesa e ujit në këto katër vite jashtëzakonisht të thatë janë rigjallëruar duke u kthyer në jeshile të hapur, nëpër lagjet e vendit. Shtretërit e thatë të lumenjve që kalojnë nëpër ferma tashmë kanë ujë. Pamjet e tilla kanë bërë që guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown të deklarojë se ka marrë fund situata emergjente e thatësirës që thau rezervuarët dhe puset, shkatërroi pyjet dhe fermat dhe detyroi miliona njerëz të përdorin ujin e përdorur më parë.

Ja si një njeri i vetëm ripopulloi në oborrin e shtëpisë së tij një specie të rrallë fluture

Një nga mrekullitë kalifroniane është edhe flutura bajrake blu. Ajo e fillon jetën e saj si një vezë e vogël e kuqe, çel në një larve te madhe portokalli pika-pika, dhe pas një periudhe ngjizje deri në dy vjet del si një bukuri e ylbertë blu. Të mbushur me tone oqeanike, krahët e krijesës janë konsideruar nga koleksionistët si më madhështorët në Amerikën e Veriut. Për shekuj me rradhë, San Françisko u bë shtëpia e fluturave bajrake blu. Me rritjen e zhvillimit në fillim të shekullit 20, flutura dalengadalë filloi të zhdukej. Sot ajo shihet rrallë. Por përpjekjet e një njeriu të vetëm, kanë filluar ta sjellin fluturën sërish.

Kaliforni, 10 viktima nga zjarret evakuohen 20 mijë persona

Zjarret kanë përfshirë një zone të madhe na Kaliforni. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar një viktimë e duke plagosur rëndë dy të tjerë. Rreth 20,000 njerëz janë evakuar nga qarqet Napa, Sonoma dhe Yuba pasi zjarret shpërthyen në të gjithë zonën e njohur për vreshtat e saj, ndërsa disa njerëz raportohet se mungojnë. Guvernatori i Kalifornisë shpalli një emergjencë pasi zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët e egra. Nuk dihet ende se si zjarri filloi natën e së dielës.

Kaliforni, 180 të zhdukur e 17 të vdekur nga zjarret

Më shumë se 180 persona rezultojnë të zhdukur pas ferrit të zjarreve që ka shkrumbuar pjesë të mëdha të rajonit verior të prodhimit të verës në Kaliforni. Të paktën 17 persona konfirmohen të vdekur, me dhjetëra janë të lënduarit e mbi 1.500 banesat e shkatërruara nga flakët, që shpërthyen të dielën. Shpresat tani janë që të humburit të mos i shtohen listës së viktimave, por të jenë thjesht pasojë e ritmit kaotik të evakuimit. “Kur po i drejtohesha shtëpisë pashë tymin që ngrihej. Hymë brenda e nisëm të bënim gati me shpejtësi gjërat më të domosdoshme.

Kaliforni, gërryhet shkëmbi, shtëpitë rrezikojnë shembjen

Disa shtëpi në një qytezë në Californi, janë evakuuar për shkak të rrezikut të shembjes. Banesat me pamje nga Oqeani Paqësor, janë ndërtuar mbi shkëmbinj, po tani gërryerja po i shemb me shpejtësi. Shirat e furishëm dhe stuhitë e shkaktuara nga ‘El Nino’ kanë dëmtuar së tepërmi këtë pjesë duke rrezikuar shembjen e tyre. Autoritetet lokale kanë urdhëruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre.

Kaliforni, vijon beteja me flakët

Zjarret në Kaliforni nuk janë fashitur ende, madje një vatër e re është shfaqur në jug të vendit, pikërisht në kohën kur zjarrfikësit arritën pas shumë mundimesh të vinin në fre një mur flakësh në rajonet qendrore të këtij shteti. Por pavarësisht situatës dhe rrezikut që ajo paraqet, disa banorë të kontesë Kern vendosën të riktheheshin në shtëpitë e tyre, vetëm që t’i gjenin të shkrumbuara. Fajtori për zhdukjen e atyre çfarë kishin në zotërim është zjarri Erskine. 250 struktura janë kthyer në gërmadha për shkak të tij dhe 75 godina janë dëmtuar.

Kalifornia 'nën flakë', evakuohen rreth 8 mijë persona

Kalifornia vijon të digjet. Asnjë moment pushimi as në veri dhe as në jug. I nxehti ka pushtuar Kaliforninë, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Më shumë se 8 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë. Në zonën e Santa Barbara janë dy vatra zjarri dhe flakët i afrohen qytetit të San Luis Obispi. Por edhe në veri vijojnë të digjen kodrat. Edhe fotografitë dëshmojnë për një ferr të vërtetë, gjithçka e shndërruar në shkrumb e hi. Rreth 2300 policë dhe zjarrfikës kanë qënë në shërbim por Kalifornia është përulur përpara flakëve.

Klonimi i pemëve në Kaliforni

Një organizatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara po klonon pemët më të lashta dhe më të larta në botë, në përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike. Organizata po u kushton vemendje sidomos disa pemëve gjigande të Kalifornisë, siç janë sekuojat. Këtu në malet Sierra Nevada të Kalifornisë, këta alpinistë po përpiqen t’u ngjiten njërës prej pemëve më të larta dhe më të lashta të botës. Por ata kanë qëllime më të mëdha se sa thjeshtë të arrijnë majën e pemës. Ata kanë ardhur këtu për të mbledhur degë dhe për t’i përdorur në klonimin e sekuojës gjigande.

Ndryshimet klimatike, Kalifornia prin “revoltën” vendore

Guvernatorët e shteteve dhe kryebashkiakë të ndryshëm në SHBA nxituan që të mbërthejnë mantelin e lidershipit amerikan në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi presidenti Donald Trump nxori SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit. Zyrtarë të shumtë vendorë thanë se mund t’i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se SHBA mbetet e angazhuar në reduktimin e gazeve serë, të cilët shkencëtarët fajësojnë për ngrohjen globale. Kalifornia udhëheq këtë lëvizje, sidomos pas lajmërimit të përpjekjeve për të siguruar 100% të elektricitetit nga burime të rinovueshme.

Shumë përmbytje nga shirat në Kaliforni

Kalifornia e Veriut u përball me shira të fuqishëm gjatë këtyre ditëve që shkaktuan përmbytje të mëdha për shkak të vërshimit të lumenjve të tejmbushur. Ekipet e zjarrfikësve shpëtuan banorët e një lagjeje në San Josenë e përmbytur nga uji pasi kishin shpëtuar më parë 5 persona të cilët ishin bllokuar nga uji në një tjetër zonë të qytetit. Shirat e dendur janë pasojë e një serie stuhish të krijuara nga ajo që njihet si dukuria e “lumenjve atmosferikë”, korridore të ngushta ajri me lagështi nga Oqeani Paqësor.

Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, evakuohet një qytet i tërë

Autoritetet kaliforniane urdhëruan evakuimin e një qyteti të tërë, për shkak të përkeqësimit të situatës së zjarreve, që i kanë marrë jetën të paktën 26 personave. Të gjithë banorët e Calistogas, në kontenë Napa, u udhëzuan të largoheshin. Shefi i zjarrfikësve të këtij shteti, Ken Pimlot paralajmëroi se thatësira dhe erërat do të vazhdojnë të kontribuojnë në përhapjen e flakëve. Sipas tij, bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej. Rreth 60 të burgosur iu bashkuan zjarrfikësve në luftën kundër flakëve.