kanale kulluese

“Vjosë-Levan-Fier”, kanali legjendë i ujitjes që rrallë pastrohet

Nga Arben Velo

Kanali Vjosë-Levan- Fier merr jetë në fshatin Selishtë, vend që quhet ndryshe dhe vepra e marrjes. Pasi gjarpëron mes për mes fushave të Myzeqesë, përfundon në fshatin Dërmënas, ku dhe merr jetë një tjetër degëzim i tij, për tu derdhur më pas, në detin Adriatik. 31.25 km është gjatësia nga Selishta deri në Dërmënas, ndërsa nga ky fshat deri në buzë të detit, gjatësia është 18 km. Një degëzim tjetër është i quajturi kanali i Martinës, 19 km. Historiku i këtij kanali zë fill nga puna kolosale që është bërë rreth viteve 50 për hapjen e trasesë së tij.

Evitimi i përmbytjeve, pastrohen 6500 ml kanale kulluese në Dajç

Janë rreth 6500 metër linear (ml) kanale kulluese që janë pastruar në Njësinë Administrative Dajç, një prej zonave më të rrezikuara nga përmbytjet në Shkodër. Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta kulluese në Njësinë Administrative Dajç. Deri tani janë pastruar gjithsej 6500 ml kanale kullues me volum gërmimi prej 8440 m3, në fshatrat Rrushkull, Belaj dhe Samrisht. Ndërkohë është drejt përfundimit puna në pastrimin e kanalit kullues KK III 6012 me gjatësi 500 ml e volum 450 m3 si dhe kanalit kullues KK III 761 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3.

Kanalet kulluese dhe ujitëse do të kalojnë në varësi të bashkive

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimin e projektligjit që parashikon kalimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse në varësi të njësive vendore. Drejtori i Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Bujqësisë bëri me dije se në bazë të draftit parashikohet edhe dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së sektorit të kullimit dhe ujitjes. Komisionet u përfshinë në debat në lidhje me sipërfaqen e tokës bujqësore që ujitet. Sistemi ujitës dhe kullues tashmë do të kalojë nën varësi të njësive vendore.

Kanalet kulluese, fermerët e Fierit: Nuk pastrohen, na përmbyten tokat

Fermerët e zonës së Bishanit në Fier ngrenë shqetësimin e mospastrimit të kanaleve kulluese e vaditëse prej të paktën 15 vitesh. Ata thonë se ndonëse janë përpjekur të ndërhyjnë vet me mjete rrethanore, duhet një ndërhyrje më e thellë, me mjete profesionale. Sipas fermerëve, prodhimet e tyre bujqësore përmbyten pothuajse në çdo periudhë reshjesh. Fermerët e zonës së Bishanit në Fier kërkojnë pastrimin e kanaleve kulluese. Ata thonë se Bordi i Kullimit edhe pse ka ditë që nuk ka reshje, ende nuk ka nisur nga puna për pastrimin e kanaleve kulluese, vaditës apo magjistralëve që shërbejnë për mbledhjen e ujrave nga tokat.

Komunteti i kthyer nga migracioni dhe angazhimi në pastrimin e kanaleve kulluese në qarkun e Shkodrës

Projekti i GIZ "Përshtatja Ndaj Ndryshimeve Klimatike Në Menaxhimin E Rrezikut Nga Përmbytjet Në Ballkanin Perëndimor", në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale për Zhvillim Nr.1, krijoi një mundësi pune për komunitetin e kthyer nga migracioni në rajon. Në situatë shumë të vështirë pune dhe mundësish për këta njerëz, nje projekt tre mujor u ofrua për pastrimin e kanaleve të kullimit të nivelit të dytë në rajon, dhe po rezulton si një dritë jeshile për vazhdimësinë e jetës së tyre në të ardhmen.

Pastrimi i kanaleve kulluese në Fier, fermerët shpresojnë mos përmbyten më

Mosfunksionimi i kanaleve kullues ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e njësisë administrative Frakull në Fier. Nisja e pastrimit të kanaleve kulluese shihet me optimizëm nga fermerët, të cilët shpresojnë që dhe në rast përmbytjeje të mos u dëmtohen të mbjellat. Gjatë përmbytjeve të mëparshme kanë pësuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, por edhe në banesa e orendi shtëpiake.

Përmbytjet, 20 milionë dollarë për kanalizimet në 2017

Rreth 20 milionë dollarë do të shpenzohen nga Ministria e Bujqësisë në 2017 për sistemin e ujitjes dhe kullimit, ku përfshihet dhe mbrotja nga përmbytjet. Projekt buxheti i vitit të ardhshëm parashikon që pjesa më madhe e këtyre shpenzimeve të vijë nga financimet e huaja. Projektet të reja që do kenë më shumë vëmendje në 2017 për pasojat nga përmbytjet do të jenë mbrojtja nga Lumi Seman në Suk Agacaj, Fier, mbrotja Vjosa në zonën Pishporo, Fier, mbrojtja e brigjeve në Zallin e Okshtunit në Bulqizë, si rregullimi i argjinaturës mbrojtëse të lumit Shkumbin.

Vlerësimi, vetëm 28% e tokës bujqësore ka akses në vaditje

Teksa Shqipëria ka dendësinë më të madhe në Europë të lumenjve, plot liqene, pak tokë bujqësore dhe shumë male, sërish bujqësia e vendit është në krizë për vaditje. Sipas statistikave të publikuara në Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit shihet se vetëm 28% e tokës bujqësore ka akses në vaditje dhe pjesa tjetër është në të thatë. Qarqet që kanë më shumë akses në ujitjen e tokave janë Dibra dhe Fieri, ndërsa Berati dhe Korça kanë qasje më të ulët në vaditje respektivisht me 19.2 dhe 24.1% të totalit të tokës bujqësore që kanë në dispozicion.