kandil

Bregdeti shqiptar pushtohet nga kandilat e detit

Në bregdetin e Adriatikut shumë pushues fundjavën që kaloi përjetuan djegie të forta të shkaktuara nga kandilat e detit, duke përjetuar “ferrin” në lëkurë bashkë me temperaturat e larta në vlerën 38 deri 39 gradë celcius. Është koha kur të gjithë i drejtohemi bregdetit. Zhytja në det dhe noti në thellësitë e tij është shpëtimi më relaksues ndaj të nxehtit përvëlues. Por kujdes! Rritja e pazakontë e temperaturave javën e fundit ka mbipopulluar gjithë Mesdheun me kandila deti, përfshirë edhe bregdetin shqiptar.

Zbulohet gjallesa e pavdekshme

Turritopsis Nutricola është një kandil deti që jeton në det dhe ka aftësinë unike mes të gjitha organizmave dhe kafshëve që të jetë i pavdekshëm. Të kuptosh mekanizmat e tij, mund të ndihmojë në zbulimin e përjetësisë. Prej disa vitesh shkencëtarët ishin në dijeni të një gjallese të veçantë që jetonte në det. Është një kandil deti, shumë herë më vogël nga ai që jemi mësuar të shohim. Fakti që ai është i pavdekshëm, përbën një mister shumë interesant dhe ekspertët po përpiqen që të hedhin dritë rreth pavdekshmërisë së kandilit.