kanine

Jugu një tjetër landfill për mbetjet, tani do të ndërtohet në Kaninë, gati projekti

Jugu i vendit pritet të ketë një landfill të dytë të madh pas atij në Bajkaj, që përfshin menaxhimin e mbetjeve për Sarandën, Delvinën, Finiqin, Himarën dhe Konispolin. Bashkia e Vlorës e ndihmuar nga banka gjermane KfW dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që do të jenë investitorë, ka përzgjedhur që zona ku do të ndërtohet landfilli i dytë më i madh është ajo në fshatin Sherishtë në Kaninë. Në raportin ku jepen detaje për këtë projekt sqarohet se aktualisht, në zonën e Vlorës, ekzistojnë vende të grumbullimit të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

Muret e kalasë së Kaninës të rrezikuara nga agjentët atmosferikë

Monumentet e kulturës dhe të historisë sonë që gjenden në natyrë janë të rrezikuara deri në shkatërrim nga mosvëmëndja dhe kujdesi ndaj tyre. Janë objekte të tilla si, kisha, xhami, ura të vjetra, deri te kështjella apo mure kështjellash të lashta. Një ndër këto objekte që kërkon vëmëndje është dhe kalaja e Kaninës. Muret e kalasë së Kaninës janë dëmtuar dhe rrezikohen të shëmben. Para viteve ’90 ajo pati një restaurim të mirë nga Instituti i Monumenteve, por koha kalon dhe bën të vetën. A paraqet sot rrezikshmeri degradimi i metejshëm i këtyre fragmenteve muri të kësaj kalaje?