kanionet e Holtes

Kanionet e Holtës, atraksioni turistik i raftingut i pa zbuluar akoma

Një nga perlat e bukurisë natyrore të vendit tonë është dhe Kanioni Holtës, që ndodhet në lumin me të njëjtin emër Holta dhe nis shtrirjen e tij nga fshati Bardhan deri në fshatin Kobash me gjatësi rreth 3 km, ndërsa shpatet e luginës ngjiten lartë deri në i 100 – 150 m dhe me thellësi të ujit që shkon deri në 3 m. Në shpatet e thepisura në rrjedhën e tij, gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive. Kjo rrjedhë lumore gjendet në zonën e Gramshit.