Karaibe

Irma shkatërron Karaibet. Uragani me fuqi maksimale drejt Floridës

Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km/h, uragani Irma ishte shkatërrues për Karaibet. Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 7 persona kanë humbur jetën. Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë në shkallën e matjes së fuqisë së stuhive, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht. Shkalla e dëmeve është pak më e qartë, por bilanci i viktimave mbetet provizor e ka gjasa të rritet akoma.

Karaibet, sërish nën darën e stuhive. Rreziku tashmë quhet “Maria”

“Maria” pritet të kthehet në një stuhi të fuqishme e të rrezikshme, teksa i afrohet ishujve Leeëard në Karaibe. Stuhia, e cila për momentin është e kategorisë së parë, pritet të fuqizohet ndjeshëm përgjatë dy ditëve në vijim, e do të godasë ishujt qysh pasditen e kësaj të hëne, sipas parashikimeve të Qendrës Kombëtare amerikane të stuhive. Kjo e fundit po vijon nëpër të njëjtën trajektore si “Irma”, uragani që shkatërroi thuajse tërësisht rajonin më herët gjatë këtij muaji. Paralajmërime si pasojë e stuhisë janë lëshuar për Guadeloupe, Dominica, St. Kitts dhe Nevis, Monserrat dhe Martinique.