karavasta

Karavastaja, vendi i kurioziteteve, aventurave dhe bukurive natyrore

Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri, sigurisht edhe më e bukura në detin Adriatik. Ajo ndodhet rreth një orë larg Fierit me makinë. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës. Përbëhet prej një lagune të brendshme dhe një të jashtme, më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja vendndodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit.

Laguna e Karavastasë mbledh koloninë e piktorëve

Kolonia e piktorëve të peizazhit, organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, mblidhen në Lagunën e Karavastasë. Për katër ditë, nga sot e deri më 23 shkurt, 30 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të realizojnë punime, frymëzuar nga peizazhi piktoresk i kësaj zone. Projekti që nisi pranverën e vitit 2014, ka bërë të mundur realizimin e më se 30 kolonive të piktorëve të peizazhit, që kanë shëtitur për të hedhur në telajo territore piktoreske të ndryshme të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit, madje edhe të përtej Adriatikut.

Laguna e Karavastasë, një ditë në “mbretërinë e shpendëve”

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur inventarizimin e plotë të shpendëve ujore, me një grup pune të përbërë nga ekspertë mjedisorë shqiptarë dhe të huaj. Pas Kune Vain të Lezhës, në Parkun Kombëtar të Divjakës 25 ekspertë kanë punuar për regjistrimin e gjithë e shpendëve ujore dimërore. “Ky projekt është në lidhje me gjithë censusin që bëhet në Europë, dhe në shtete të tjera bëhet numërimi paralelisht me ne. Arsyeja është teknika që përdoret, pasi shpendët janë në lëvizje marzhi i gabimit do jetë i vogël”, shprehet drejtori i parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi.

Mrekullia e Lagunës së Karavastasë dhe rruga e re e Divjakës

Laguna e Karavastasë dhe e gjithë fauna dhe flora në të po marrin frymë lirisht. Prej tre vitesh ka ndryshuar çdo gjë tërësisht, që nga pastërtia, bllokimi i gjuetisë, respekti i ligjit dhe i rregullave, duke e rikthyer në shkëlqimin e dikurshëm dhe në një pasuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Pelikanët kaçurrelë dhe flamingot, pas masakrës në vite, janë tashmë mbretërit e Lagunës. Për pushuesit dhe admiruesit e kësaj zone, siç shihet dhe në këto foto, tani në dimër po ndërtohet dhe zgjerohet rruga që në pranverë e në verë të jetë çdo gjë gati.

Pelikani kaçurrel VS Behgjet Pacolli në Karavasta

Sot në gazetën Shqiptarja.com në një reportazh të gjatë në Lagunën e Karavastasë, gazetarja Alba Malltezi tregon gjithë perpjekjet dhe sakrificat e tri viteve të fundit për të mbrojtur dhe shtuar specien e rrallë të Pelikanit Kacurrel dhe për të rilindur gjithë faunën e florën e kësaj Lagune. "Kush beson e jeton për të shijuar Parajsën në jetën e përtejme humb kohën kot. Parajsa është në Tokë. Në Lagunën e Karavastasë, për shembull... shkruan Malltezi....Sapo futesh në të, ndjen një mirëqënie të paqtë, të rrallë për të përditshmen në civilizimin ku jetojmë.

Pelikani Kaçurrel, shoqatat: Të mos cënohet hapësira e shpendit të rrallë

Pelikani Kacurrel, shpendi i rrallë që gjendet në lagunën e Karavastasë po shtohet kohët e fundit. Gjatë një seminari për planin e veprimit kombëtar të pelikanit Kacurrel, kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej tha se qetësia në lagunën e Karavastasë ka sjellë shtimin e këtij shpendi që sipas tij është pasuri kombëtare. “Jemi shumë të kënaqur që popullata pelikanit ka filluar të rritet. Lindjet e reja kanë një trend pozitiv. Kemi një trend në rritje të pelikanit nga ana tjetër kam konfirmime dhe nga Lezha dhe nga Shkodra për prani të pelikanëve në këto lloj lagunash.

Rriten masat mbrojtëse rreth ishullit të pelikanëve në Parkun e Divjakës

Ai është një ishull i vogël në mes të lagunës së Karavastasë, ku strehohen dhe shumohen Pelikanët Kaçurrel, një specie e rrezikuar për vendin tonë. Shkak i dëmtimit në vite kanë qenë peshkatarët dhe banorët e zonës rreth habitatit të tyre. Lundrimi shumë afër ishullit edhe sot është një problem shqetësues për këtë lloj pelikani, pasi për të është e nevojshme që të krijohet qetësia e duhur për riprodhim dhe që të rikthehet në ditët e tij më të mira. Në kuadër të projektit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”, PPNEA në bashkëpunim me AdZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation dhe EuroNatur, shtuan numrin e bovave sinjalizuese në zonën rreth ishullit të Pelikanit.

Turistë nga Amerika, Zvicra dhe Austria vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakës

Vizitorë të huaj nga Amerika, Austria dhe Zvicra, kanë mbërritur në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, për tu njohur me vlerat natyrore të këtij Parku. Ky park mbart vlera të veçanta të florës dhe faunës që rriten e zhvillohen në këtë zonë. Speciet e veçanta ujore dhe nënujore, përbëjnë një interes të rrallë për vizitorët që vijnë nga Amerika apo vende të tjera të largëta. Divjaka në këtë periudhë merr vlera të veçanta edhe për periudhën e shfrytëzimit të plazhit dhe rërës së saj kurative. Plazhi i Divjakës u cilësua si më i pastërti për ujrat e tij, testim që e publikoi Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Workshop trajnimi për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura

Në Parkun Kombëtar te Divjakë-Karavastasë po mbahet Workshopi mbi trajnimin e administratës së menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në vendin tonë ku marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, Drejtori i Parkut Kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi, si dhe përfaqësues nga zonat e mbrojtura të vendit.