karburant

Cilësia e ulët e karburanteve, shkak madhor për ndotjen

Lënda djegëse që qarkullon në vend është e një cilësie të ulët. Ministri i Mjedisit tha se duhet të rritet kontrolli ndaj këtyre subjekteve dhe nuk duhet të lejohen në qarkullim automjetet e vjetëruara, të cilat nuk janë të pajisura as me katalizator. “Ne jemi koshient, kemi problematikë kryesisht me cilësinë e lëndës djegëse dhe kjo ngelet dhe një nga sfidat më kryesore, cilësia e lëndës djegëse dhe jetëgjatësia e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Gjobiten 19 karburante, nuk plotësonin kushtet

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 19 karburante gjatë muajit mars. ISHTI bën me dije se gjobat janë vendosur për mungesë cilësie por edhe për mungesë dokumentacioni. Në total ISHTI ka vendosur 7.2 milionë lekë gjoba. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Mars 2017.

Narta kthehet në vend për magazinimin e karburanteve, tre kompani marrin lejen mjedisore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë muajt e fundit tre leje mjedisore ndaj tre operatorëve të ndryshëm për të ngritur në Nartë të Vlorës impiantet e depozitimit të karburanteve. AKM i ka dhënë lejen mjedisore kompanisë Tosk Energji për shpërndarje dhe magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Leja është dhënë për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në një cisternë të palëvizshme në Nartë. Gjithashtu leja është dhënë edhe ndaj kompanisë A&T për të njëjtat qëllime po në Nartë.

Ndotja shtoi tumoret. Mjekët: Shkak karburantet me cilësi të ulët

Ndotja nga karburantet e automjeteve ka ndikuar në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore. Mjekët pneumologë kanë konstatuar shtim të rasteve nga viti në vit. Vetëm në 2016 u diagnostikuan 600 raste. “Janë shumë, rreth 50 raste të reja më tepër në 2016”, deklaron Silva Bala, shefe e Shërbimit të pneumonisë. Sëmundjet tumorale në mushkëri lidhen edhe me konsumin e duhanit për një periudhë mbi 10 vjet, por ndotja e ambientit nga djegia e karburanteve ka alarmuar mjekët.

Si Italia po shfrytëzon dietën mesdhetare për ta kthyer në karburant

Çdo javë me dhjetëra kontenierë të kompanive të karburanteve bëjnë xhiron e qindra restorantëve në të gjithë Romën, për të marrë se çfarë ka mbetur në tiganin e skuqjes. Vaji i mbetur nga këto restorante dërgohet në një pikë grumbullimi jashtë kryeqytetit dhe më pas shkon në një rafineri të operuar nga Eni SpA, gjigandi italian i gazit dhe naftës, për t’u shndërruar në karburant. Edhe pse biokarburantet përbëjnë më pak se 1% të outputit të energjisë, është një treg në rritje.