kaskada e Drinit

KESH: Situata e Kaskadës së Drinit nën kontroll, shkarkimet nuk rrezikojnë përmbytje

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po mban nën monitorim të vazhdueshëm situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit dhe po menaxhon në mënyrë optimale prurjet, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Ultësirës së nënShkodrës. Në një njoftim për shtyp, KESH bën të ditur se, reshjet e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet në basenet e Kaskadës së lumit Drin. Prurjet natyrale të regjistruara në Kaskaden e Lumit Drin gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë mesatarisht rreth 1050 m3/sek.