katastrofa natyrore

7 trilion dollarë dëme ekonomike prej fatkeqësive natyrore qysh prej vitit 1900

Më shumë se 7 trilion dollarë ose 6.2 trilion euro përllogaritet dëmi ekonomik i shkaktuar në mbarë botën si rezultat i fatkeqësive natyrore nga viti 1900 deri në 2015. Rreth 60% të dëmit e zënë përmbytjet dhe stuhitë. Studimi u prezantua të hënën nga Instituti Karlsruhe i Teknologjisë në një takim të Gjeoshkencave të BE në Vjenë. Ndërkaq nuk mbeten pas edhe humbjet njerëzore nga fatkeqësitë. Sipas studimit, 8 milion njerëz kanë humbur jetën përgjatë këtij harku kohor nga fatkeqësi të tilla si tërmete, vullkane, thatësira, zjarret etj.

AMF: Sigurimi nga katastrofat në mënyrë vullnetare, nuk ka projektligj për ta bërë me detyrim

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaroi sot se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015. Materiali është pjesë e një nisme të Bankës Botërore e cila përfshin edhe vende të tjera të rajonit të cilat vitet e fundit janë prekur shpesh nga fatkeqësi natyrore, sidomos nga përmbytjet. Materiali teknik i sjellë nga ekspertët e Bankës Botërore është përcjellë edhe tek agjencitë e tjera shtetërore që kanë objekt të punës së tyre ngjarjet nga fatkeqësitë natyrore.

Bota pajiset më mirë për mbrojtjen nga katastrofat natyrore

Uragane, tërmete, përmbytje: dukuritë ekstreme të natyrës kërcënojnë kryesisht njerëzit në vendet e varfëra. Ato sipas Indeksit aktual Botëror të Rrezikut, janë veçanërisht të kërcënuara. Por ka edhe shpresë. Cikloni "Pam" më 2015 shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në ishujt Vanuatu. "Shumë vende kanë mësuar nga katastrofat e mëparshme dhe po e përmirësojnë mbrojtjen nga klima", vuri në dukje drejtori ekzekutiv i "Aleancës Zhvillimi Ndihmon", Peter Mucke. Kjo aleancë publikoi një analizë të Indeksit Botëror të Rrezikut analizë të realizuar në vitet 2012 derimë 2016.

Dokumentet sekrete të ngrohjes globale

Firmat e naftës e dinin që produktet e tyre shtonin dioksid karboni në atmosferë, e kuptonin se kjo do të çonte në ngrohje globale dhe përllogaritën pasojat e mundshme. Pastaj ata zgjodhën të pranonin rreziqet në emrin dhe në kurrizin tonë, pa e ditur ne për përfitim të vetin.

Nga Benjamin Franta

Fakt Check: A e ka çdo vend të detyrueshmëm sigurimin ndaj katastrofave natyrore?

Kryeministri Rama, për të justifikuar mungesën e mbështetjes së qeverisë për të paguar dëmet nga përmbytjet, ka ofruar si alternativë sigurimin e vetë qytetarëve kundër fatkeqësive natyrore. Për këtë arsye ai lajmëroi se i sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet i detyrueshëm me ligj. Është në fakt një projekt i hershëm i qeverisë së tij për të cilin jemi shprehur këtu dhe këtu, por që ai nuk ka mundur ta zbatojë dot për shkak të reagimeve të pritshme nga qytetarët.

K-Force, menaxhimi i riskut të katastrofave në Shqipëri

Shqipëria ka një ekspozim të lartë kundrejt katastrofave, shkaqet e të cilave janë të ndryshme duke filluar nga shkaqe natyrore, deri tek ato njerezore dhe ekologjike. Pasojat e një fatkeqësie në grupe të ndryshme të shoqërisë mund të arrijnë nivele të rënda. Nivelet e ndjeshmërisë janë rritur dukshem, sidomos për shkak të rritjes së numrit të popullsisë dhe migrimit masiv të popullsisë drejt në zonave bregdetare, të cilat kanë një ekspozim shumë më të lartë ndaj riskut të fatkeqësive natyrore. Menaxhimi i riskut të katastrofave është një disiplinë e cila kërkon vlerësimin e riskut në shumë nivele: fizik, ekonomik, social, organizativ dhe institucional.

Katastrofa e Fukushimës: Të sëmurët nga kanceri bezdisin

11 Mars 2011. Bota u trondit nga aksidenti atomik në Japoni. Rritja e numrit të kancerit të tiroideve në Fukushima e zë ngushtë qeverinë, që nuk do ta pranojë këtë realitet. Pacientët e prindërit e shqetësuar rrëfejnë. Japonezja e re duket e fortë dhe e vetësigurtë, por kur rrëfen për sëmundjen e kancerit, zëri i saj dridhet. „Mjeku më ka thënë që nuk është rrezatimi radioaktiv shkak i sëmundjes. Po ç'të jetë tjetër?" 22 vjeçarja nga Koriyama në prefekturën e Fukushimës rrëfen për vuajtjet e saj në një dokumentar amerikan të Ian Thomas Ash.

Katastrofa mjedisore në liqenin e Fierzës, autoritetet: "S'kemi fonde"

Ndotja e liqenit të Fierzës, gjithnjë e më shumë po bëhet një problem shqetësues.Veç ndotjes edhe ujërat e zeza të pafiltruara që derdhen në bazenin më të madh ujor në vend, po e rrezikojnë të kthehet në një vatër infeksioni. Megjithëse ka patur ndërhyrje për pastrimin e tij, masat nuk kanë qenë efektive dhe liqeni vazhdon të ndotet. Bashkia Kukës e shqetësuar për gjendjen e krijuar, thotë se nuk ka fonde për pastrimin e tij dhe se liqeni është pasuri nën administrimin e Ministrisë së Mjedisit.

Katastrofat natyrore, ja sa milionë dollarë i kushtoi SHBA-së viti 2017

Mes uraganëve, përmbytjeve dhe zjarreve, fatura e Shteteve të Bashkuara për katastrofat natyrore në 2017 arriti në 306 miliardë dollarë. Sipas një studimi të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, shifra e regjistruar eklipson rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2015, kur Shtetet e Bashkuara u përballën me 215 miliardë dollarë dëme për shkak të katastrofave natyrore.

Katastrofat në botë kanë kushtuar 175 miliardë dollarë për vitin 2016

Katastrofat natyrore dhe shkatërrimet e krijuara nga njeriu në botë kanë regjistruar dëme ekonomike me vlerë prej 175 miliardë dollarë në vitin 2016, ose dy herë më shumë se në vitin 2015 (94 miliardë dollarë), sipas studimit vjetor të SIGMA të publikuar nga agjencia zvicerane e sigurimeve “Swiss Re”. Në këtë shumë vetëm 54 miliardë i peshojnë siguracioneve, ose 42 për qind më shumë se në vitin 2015, shtoi “Swiss Re” në një komunikatë të publikuar në Zyrih. Por, këto katastrofa, ndonëse më të kushtueshme, kanë qenë më pak të përgjaksme, me vetëm 11,000 viktima në vitin 2016 kundrejt 26,000 në vitin 2015.

Katastrofë mjedisore në Greqi, ndoten plazhet

Kjo e fundit është cilësuar si një katastrofë mjedisore. Disa nga plazhet më të kristalta të Greqisë janë veshur me një shtresë të zezë, pas një rrjedhjeje masive mazuti nga një çisternë e mbytur. Anija “Aya Zoni II”, 45-vjeçare, u mbyt ndërsa ishte e ankoruar në afërsi të ishullit Salamina mbrëmjen e së dielës. Ajo mbante rreth 2.500 tonë karburant, një pjesë e të cilit me shpejtësi ka mbuluar plazhet në anën juglindore të ishullit, përballë Athinës dhe Portit të Pireut. Mazuti tani është përhapur edhe në brigjet e kryeqytetit. Banorët vendorë e kanë cilësuar ngjarjen një katastrofë.

Meksikë, Nishani në takimin për “Katastrofat natyrore”

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në punimet e “Platformës globale 2017 për reduktimin e rrezikut të katastrofave”, që po zhvillohet në Cancun të Meksikës. Duke vlerësuar këtë nismë të OKB-së dhe qeverisë së Meksikës, kreu i shtetit shqiptar njohu të pranishmit me faktin se Shqipëria renditet ndër vendet me prekshmëri të lartë nga fatkeqësitë natyrore, si në nivel europian, ashtu edhe në nivel botëror, e për këtë arsye ajo është seriozisht e angazhuar në zbatimin e “Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm”.

Një sistem japonez përshpejton alarmet për katastrofat natyrore

Një sistem i ri që bashkon një satelit me një superkompjuter do të përmirësonte ndjeshëm parashikimet meteorologjike dhe do të mundësonte shpëtimin e jetëve duke lajmëruar më herët për katastrofat natyrore, sipas një ekipi të studiuesve japonezë.

Panariti: Moratoriumet për të ndaluar shkretimin e vendit

Ndryshimet klimaterike do të kushtëzojnë edhe ndryshimin e agrokulturës në Shqipëri. Sipas ministrit të Bujqësisë ato tashmë kanë diktuar “spostimin gradual të disa kulturave bujqësore drejt rajoneve të reja dhe futjen në kultivim të varieteteve më rezistente dhe më të adaptueshme ndaj ndryshimeve klimatike”. Ministri thotë se ka tashmë një hartë të rajonalizimit të prodhimeve bujqësore në vend e cila sipas tij ka marrë parasysh “përshtatjet e nevojshme në kultivimin e kulturave bujqësore në raport me prognozën gati 20-vjeçare të ndryshimeve klimatike të pritshme.

Përmbytjet katastrofike në Teksas, më e keqja pritet të vijë

Përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit, vetëm sa do të përkeqësohen në ditët në vijim pasi niveli i ujërave vazhdon të rritet pas një stuhie të përmasave historike. Një rekord prej 75 cm shi ka rënë në qytetin e Hjustonit pas uraganit “Harvey”, duke i shndërruar rrugët në lumenj. Por, parashikuesit thonë se shifra mund edhe të dyfishohet në ditët në vazhdim. Të hënën, presidenti Donald Trump miratoi gjendjen e emergjencës edhe për Luizianën fqinje. “Harvey” preku tokën si një uragan i kategorisë së katërt të premten, duke sjellë me vete përmbytje të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedenta.

Stuhi e fuqishme në Moskë, të paktën 11 persona humbin jetën

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur ditën e djeshme Moskën. Kreu i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të njerëzve që e humbën jetën nga kjo stuhi. Ministria e Energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar shtyllat elektrike në Moskë, kështu që afro 7300 vetë kanë mbetur pa energji elektrike. Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.

Tajlandë: Të paktën 23 të vdekur nga përmbytjet në veri-lindje të vendit

Rreshjet e shumta të shiut në Tajlandë kanë shënuar 23 të vdekur muajin e fundit në veri-lindje të vendit, një zonë e njohur për kultivimin e orizit, njoftuan sot autoritetet. Që nga 5 korriku, 23 persona kanë vdekur shkak i përmbytjeve nga reshje të konsiderueshme shiu, sipas bilancit të fundit të shërbimeve të emergjencës. Prej disa javësh, më shumë se një milion tajlandezë banorë të këtij rajoni me dendësi të madhe në Issan janë prekur nga fenomeni, që ka ndërprerë trafikun ajror, rrugor dhe hekurudhor.

Tërmeti në Itali, lë pas mbi 60 të vdekur dhe qytete në rrënoja

Tri lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë.E para dhe më e forta me magnitudë 6.2 ballë e shkallës Rihter dhe thellësi 4 km është regjistruar rreth orës 03:36, rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Pas kësaj, ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km. Komunat më të prekura nga tërmeti janë Marche, Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Zjarret në Portugali: Pse janë kaq vdekjeprurëse?

"Niveli i tragjedisë njerëzore që nuk kemi parë kurrë." - kështu e përshkroi kryeministri portugez Antonio Costa, zjarrin e madh pyjor që ka depërtuar në qendër të vendit, duke lënë të paktën 64 vetë të vdekur që nga e shtuna. Zjarret janë një kërcënim i përvitshëm në Portugali. Më shumë kanë shpërthyer atje, midis viteve 1993 dhe 2013, sesa në Spanjë, Francë, Itali apo Greqi, raportoi Agjencia Evropiane e Mjedisit vitin e kaluar, pavarësisht nga madhësia relativisht e vogël gjeografike e vendit.