katastrofe ekologjike

Katastrofë ekologjike - Rrezikohet zhdukja e peshqve në lagunën e Kunës, në 1 vit ngordhën 20 kuintal

Ujërat e lagunës së Kunës në Shëngjin janë të ndotura dhe kjo ka sjellë një katastrofe ekologjike. Kjo situatë vijon prej një viti, duke bërë që të të dëmtohen habitatet ujore. Ky shqetësim është ngritur nga peshkataret e zonës, të cilët pretendojnë se brenda kësaj lagune derdhen ujëra të ndotura, ndërsa insitucionet vijojnë të heshtin përballë këtij fakti. Peshkatarët thonë se në harkun kohor të një viti kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk, gjë që faktohet edhe nga fotot e shkrepura prej tyre.

Ngordhja e 20 tonë peshk në lagunë, asnjë analizë ujit

Uji i lagunës së Kunes në Shëngjin vijon të jetë i ndotur. Ndonëse jemi në periudhën e shumimit të peshkut, në këtë rezervat ka shumë pak ripërtëritje. Shkak për këtë situatë dyshohet se po bëhet mungesa e oksigjenit, e cila gjatë muajve të fundit solli edhe ngordhjen e shumë specieve ujore. Ndonëse kjo situatë vijon prej një viti, ende nuk janë bërë analizat e ujit të lagunës për të përcaktuar shkallen e ndotjes. Shkak për këtë është bërë, pasi mungon një laborator i tillë për kryerjen e këtyre analizave. Mostrat e ujit do të merren ditën e sotme dhe do të analizohen në laborator të specializuar në Tiranë.