Katund i Ri

Protestojnë banorët e Katundit të Ri në Dibër, kundërshtojnë Skavicën

Banorët e fshatrave që dëmtohen nga ndërtimi i hidrocentralit të Katundit të Ri dolën sot dhe protestuan pikërisht në vendin ku firma turke do të ndërtojë Digën e Hidrocentralit tek Ura e Katundit të Ri. Ishin qindra banorë të zonës, mes tyre edhe fëmijë, ato që kishin dalë për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë, pa transparencë dhe pa pyetur banorët e zonës, që preken prej tij. Dëmi që shkaktohet nga ndërtimi i Skavicës dhe Katundit të Ri është i pa llogaritshëm. Kryetari i Shoqatës së luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi u kujtoi dibranëve se qeveria nuk ndërton rrugën e Arbrit.