Kazakistan

4 prej projekteve “të gjelbra” më të mëdha në fushën e ndërtimit në Kazakistan

Kjo është periudha më e mirë për t’u përfshirë në industrinë e ndërtimit në Kazakistan. Të dhënat e publikuara nga Astana treguan se sektori i ndërtimit shënoi rritje prej 7 % në gjysmën e parë të këtij viti. Qendra e shtetit aziatik, Kazakistani, po investon shuma të mëdha në këtë sektor, duke e rritur besimin e investitorëve të huaj dhe vendas në këtë sektor. Një ndër risitë më të mëdha që Kazakistani po sjell në këtë sektor është futja e teknikave të ndërtimit në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e mjedisit, që ndryshe njihen si projektet e gjelbra, duke u shndërruar në këtë mënyrë në liderin botëror të ndërtimit dhe energjisë së ripërtëritshme.

A po i vjen fundi edhe kësaj kafshe? Rrafshnaltat e Kazakistanit mbushen me ngordhje masive

Gati gjysma e popullsisë së Saiga, një lloj antilope që jeton në rrafshnaltat e Kazakistanit ngordhën vitin e shkuar si pasojë e një patogjeni që i preku ato në masë. Shkencëtarët thonë se shkak janë luhatjet e shumta të temperaturës si pasojë e ndryshimit të klimës. Më shumë se 200 mijë Saiga, një antilopë e vogël që jeton në Azinë Qendrore ka ngordhur në rajonin Betpak-Dala të Kazakistanit në maj, duke e çuar specien në prag të zhdukjes. Në prag të sezonit të mbarështimit të këtij viti, shkencëtarët thonë se toksina të prodhuara nga një bakter goditi traktin respirator të Saiga dhe se ajo mund të ketë qenë përgjegjëse për ngordhjet e papritura.