kazanet e plehrave

20% e kazanëve të plehrave nuk dezinfektohen, burim sëmundjesh

Në rreth 20% të rasteve, kontenierët e mbetjeve nuk dezinfektohen, duke u kthyer në burim sëmundjesh për banorët përreth”. Ky është një prej përfundimeve në të cilin ka arritur studimi i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me situatën higjienosanitare të sistemit të grumbullimit të mbetjeve të ngurta urbane në vend. ISHP, përmes një formulari kërkoi informacione nga inspektimet shëndetësore në lidhje me numrin dhe gjendjen fizike të kontenierëve publikë të vendosur, pastrimin, dezinfektimin e tyre, frekuencën e mbledhjes së mbetjeve, etj.