keneta e Maliqit

Ish-Këneta e Maliqit kthehet në fushë energjitike

 

Dikur Këneta e Maliqit ishte burim i së keqes për banorët e zonës, sot ajo duket se është kthyer për ta në një mundësi mirëqenieje. Nuk bëhet fjalë për mundësitë e prodhimeve bujqësore që tokat e përftuara prej saj ofrojnë, pasi në shumicën e rasteve ato nuk sjellin asnjë fitim për shkak se nuk shiten, por prej lëndës djegëse që ajo përmban. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili parashikon që afro 300 hektar tokë në ish-kënetën e Maliqit në Qarkun e Korçës të ndryshojnë status juridik dhe të kalojnë nga tokë bujqësore në zonë minerare.

Qeveria propozon termocentral qymyri në Maliq

Dorëzohet në parlament projektligji për të hapur 288 tokë bujqësore për gërmim torfe, një lloj qymyri me fuqi shumë të ulët kalorifike i cili, sipas qeverisë, mund të përdoret për një termocentral për energji elektrike dhe avull. Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë pak ditë më parë një projektligj që synon të heqë nga statusi i tokës bujqësore një sipërfaqe prej 288 hektarësh në zonën e Maliqit në Korçë, me argumentimin se ndryshimi i statusit do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të një lënde minerare të njohur si torfë.