Kepi i Rodonit

Kepi i Rodonit, vendi i historisë, i detit dhe i diellit që vizitohet në çdo stinë…

Është një rrip toke në formë gadishulli trekëndor, që futet thellë në det i pyllëzuar kryesisht me drurë dhe shkurre bregdetare. Veç detit dhe diellit, kjo hundë detare mbart dhe plot histori dhe enigma. Që nga emri i tij që e lidh me Perënditë, deri te historitë e shkruara mesjetare. Redoni sipas mitologjisë Ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Ndërsa kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452.