KESH

KESH: Situata e Kaskadës së Drinit nën kontroll, shkarkimet nuk rrezikojnë përmbytje

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po mban nën monitorim të vazhdueshëm situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit dhe po menaxhon në mënyrë optimale prurjet, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Ultësirës së nënShkodrës. Në një njoftim për shtyp, KESH bën të ditur se, reshjet e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet në basenet e Kaskadës së lumit Drin. Prurjet natyrale të regjistruara në Kaskaden e Lumit Drin gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë mesatarisht rreth 1050 m3/sek.

Menaxhimi i ujit në Drin, tunele të reja në Koman e Fierzë

Koorporata Elektro Energjitike Shqiptare po parashikon për të ndërhyrë në hidrocentralin e Fierzës dhe Komanit me qëllim zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet. Një studim që kushton rreth 2 milionë euro do të mundësojë projektimin e dy tuneleve të reja shkarkuese në hidrocentralet më të mëdha të kaskadës së Drinit, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të prurjeve dhe uljen e impaktit të përmbytjeve tek popullata.

Moti i keq/ Flasin specialistët: Shkodra qyteti më i rrezikuar nga përmbytjet, të mos hapen portat e HEC-eve

Përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës ndodhin pothuajse çdo vit në stinën e dimrit. Nga ana e shtetit nuk është marrë asnjë masë.

Sejrie Baleta

Zona e nën-Shkodrës është një nga zonat më të rrezikuar nga përmbytjet. Uji nuk u është hequr këtyre zanave po përkundrazi u është rikthyer edhe pse është një nga “mysafirët” më të padëshiruar kur bëhët fjalë që do ta përmbysë atë si një zonë e tërë. Kanë mjaftuar reshjet që në njësinë administrative Ana e Malit, fshatrat Obot dhe Goricë të zgjodhen në prezence uji rreth 20 centimetër.