Keshilli Kombetar i Restaurimeve

Shpallen tri monumente kulture

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pas mbledhjes së parë për vitin 2016 ka shpallur disa monumente kulture. Ky vendim vjen pas vëzhgimit të këtyre monumenteve nga specialistët e drejtorive Rajonale të Kulturës në rrethe ( Vlorë dhe Gjirokastër) dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës përgjatë vitit 2015. Monument kulture shpallen, Ura e Gjipesë apo e mullinjve të Gjipesë,e cila ndodhet përgjatë rrjedhjes së përroit,mbi rrugën nacionale që lidh fshatin Ilias me fshatin Vuno, Rrënojat e xhamisë në Libohovë dhe Porta e Dhoksatit në Gjirokastër.