kimikatet

Delfin i ngordhur e me plagë në trup në grykderdhje të Ishmit

Një delfin është gjetur i ngordhur në brigjet e lumit Ishëm rreth 20 kilometra larg detit Adriatik. Gjitari i rrallë u pa nga një qytetar i rastit dhe në trupin e tij ka dy plagë që nuk dihet nga çfarë janë shkaktuar dhe mbi të gjitha, si ka përfunduar në lumin Ishëm. Mendohet se delfini i cili peshon rreth 80 kg. mund të jetë goditur nga ndonjë anije dhe trupi i tij ka dalë 20 kilometra larg Adriatikut. Është një rast i çuditshëm që një delfin të gjendet në ujërat e lumenjve.

Fabrikë për plehrat kimike në Fier

Në zonën e Fierit është parashikuar ngritja e një fabrike për plehrat kimike. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka publikuar një dokument me një plan për rrjetëzimin e kësaj industrie, i cili parashikon mundësinë e ndërtimit të një fabrike për plehrat kimike në këtë zonë që mund të kapë një vlerë maksimale investimi deri në 650 milionë euro. “Fabrika e mundshme e prodhimit të plehrave kimike në Shqipëri duhet të lokalizohet në Fier. Ajo duhet të furnizohet me gaz natyror nga burimet e brendshme dhe duhet të jetë njëkohësisht e lidhur me rrjetin ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.

Kimikatet tek lodrat, eksperti: Ja pse nuk i ndalojmë dot

Në tregjet e Tiranës dhe jo vetëm shumica e lodrave që tregtohen janë prodhime kineze. Disa nga këto produkte janë një shqetësim në rritje, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin, pasi përmbajnë substanca të dëmshme. “Ky produkt që kam në dorë ka pasur një erë të jashtëzakonshme të ftalateve. Edhe ky tjetri përmban ftalate. Një prind duhet të shikojë që kjo lodër është e thyeshme një, bie erë dy, ka grimca manjetike. Në produktet që kemi ne këtu në tavolinë përmbajnë ftalatë. Përmbajtja e tyre duhet të jetë 0 përqind.

Miratohen në Parlament ligji i ri “Për menaxhimin e kimikateve” si dhe ratifikimi i projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”

Në seancën plenare të ditës së sotme u miratuan Projektligji “Për menaxhimin e kimikateve” dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013, për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”

Projektligji “Për menaxhimin e kimikateve”

Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm, pasi ndikon drejtpërdrejtë në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit.

Një thirrje për veprim ndaj kimikateve toksike

Çdo ditë, fëmijë dhe të rritur janë të ekspozuar ndaj një shumëllojshmërie kimikatesh që gjenden në sendet e zakonshme shtëpiake. Tani një numër në rritje kërkimesh tregojnë se shumë prej këtyre kimikateve - të cilat përdoren për të bërë më elastike plastikën, frutat dhe perimet më të bollshme dhe tapiceritë më pak të ndezshme - mund të përbëjnë një kërcënim për zhvillimin e trurit. Ndërkohë që lidhja mes ekspozimit të hershëm kimik dhe çrregullimeve të zhvillimit neurologjik tek fëmijët mbetet një çështje shkencore e diskutuar, një koalicion unik i mjekëve më të mirë, shkencëtarësh dhe avokatësh të shëndetit, është duke bërë thirrje për rregulla më agresive.

Pagjumësia, lodhja dhe shtimi në peshë si shenja të kimikateve në organizëm

Helmet dhe toksinat arrijnë të hyjnë në organizmin tonë në disa mënyra.
Rrugët më të përhapura nga të cilat trupi ynë mbledh helme dhe toksina gjenden në informacionin e ofruar nga AgroWeb.org në vijim:
Me anë të frymëmarrjes: Çdo ditë ne thithim substanca helmuese në ajër. Njerëzit që jetojnë në qytete me ajër të ndotur, trafik të rënduar dhe zona industriale thithin helme dhe toksina pafund gjatë gjithë ditës.

Rreziku vdekjeprurës që vjen nga divanët dhe dysheku

Kimikatet toksike të përdorura për t’i bërë divanet dhe dyshekët rezistent ndaj zjarrit rrezikojnë të shkaktojnë kancer të tiroideve, paralajmërojnë ekspertët. Materialet me të cilat prodhohen këto pajisje shtëpiake rrezikojnë familjarët e ekspozuar ndaj këtyre kimikateve. Edhe pse është e ndaluar kategorikisht përdorimi i këtyre kimikateve, ekspertët paralajmërojnë se ka akoma kompani që i përdorin. Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të shumta nga qeveria mbi rreziqet potenciale të këtyre substancave kimike. Ekspertët thonë se këto kimikate po shkaktojnë me mijëra raste me kancer dhe sëmundje të tjera, sidomos fëmijët janë më të rrezikuar.

Rreziqet e fundit që vijnë nga importet kineze

Komisioni Evropian publikoi këtë javë të dhëna tronditëse mbi rreziqet që u kanosen konsumatorëve nga produkte të ndryshme të jetës së përditshme siç janë rrobat apo edhe lodrat. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015 shumë vende të Bashkimit Evropian ishin të alarmuar nga të paktën 2.000 produkte të rrezikshme të identifikuara nëpër tregje. Věra Jourová, Komisionere për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore tha se ngritja e një sistemi ndërveprimi të shpejtë “Sistemi i Alarmit” që funksionon në mbarë vendet e BE, i ka ndihmuar këto struktura të koordinojnë me urgjencë ndërveprimin me autoritetet që merren me mbrojtjen e konsumatorit për të larguar produktet e rrezikshme nga Evropa.

Shqipëria, shënjestër e lehtë e enëve të porcelanit plot helm

Plumbi dhe kadmiumi janë dy metale të rënda toksike, ndikimi i të cilave në organizmin e njeriut është i rrezikshëm për çdo moshë. Këto dy substanca janë veçanërisht të dëmshme për fëmijët, femrat shtatzënë dhe bebet. Plumbi dhe kadmiumi kanë tendencën të akumulohen në organizëm, ndaj edhe sasi të vogla të tyre mund të përbëjnë një rrezik të mirëfilltë. Në korrikun e kaluar, autoritetet doganore dhe të kontrollit ushqimor në Italinë fqinje refuzuan hyrjen e disa ngarkesave kolosale me tasa porcelani për përdorim ushqimor me prejardhje nga Kina.

Tre shkencëtarë marrin çmimin Nobel në kimi

Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson kanë fituar çmimin Nobel në kimi për punën e tyre në thjeshtimin dhe përmirësimin e paraqitjes grafike të biomolekulave. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e njoftoi çmimin të mërkurën bashkë me shumën prej 1.1 milion dollarësh që e shoqëron atë. Shkencëtarët prodhuan imazhe tridimensionale të molekulave, që sipas akademisë ka hapur për biokiminë "një epokë të re".