kina

Arritjet e Kinës eklipsojnë Europën – Objektivi i energjisë diellore për vitin 2020 realizohet para kohe

Kina ka realizuar objektivin e saj të vitit 2020 për energjinë diellore tre vite para kohës së planifikuar. Kapaciteti i instaluar i tejkaloi 105 GW, sipas të dhënave të publikuara nga AECEA, një kompani në industrinë e energjisë diellore. Ndërtimet e reja në qershor dhe korrik e shtynë kapacitetin përtej 112 GW, ndërsa rritja është mundësuar edhe nga ditët me diell që kanë shoqëruar Kinën në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo arritje e shpejtë e Kinës forcon pozitat e saj si kombi lider në energjinë diellore dhe lë në hije përpjekjet e Europës.

Dëme të konsiderushme - Kina e Taivani goditen nga tajfuni më i fuqishëm

Tajfuni Meranti, i cili është edhe tajfuni më i fuqishëm i regjistruar në të gjithë botën gjatë këtij viti ka shkaktuar dëme të konsiderushme në Kinë dhe në Taivan. Fillimisht, ai goditi Taivanin me një shpejtësi prej 227 kilometrash në orë, teksa deri më tani është konfirmuar të paktën një viktimë dhe afro 40 të plagosur. Dëmet më të mëdha kanë qënë në infrastrukturë, pasi autoritetet kanë lajmëruar se afro 650.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë numri i të evakuarve ka arritur në dhjetëra mijë.

Enë kuzhine nga Kina – Lëshojnë metale të rënda në ushqim 10 herë më shumë se norma

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë. Por edhe ku i gatuajmë dhe si i konsumojmë! Metalet e rënda që lëshohen në ushqim nga enët e kuzhinës me cilësi të dobët sjellin probleme serioze për shëndetin e konsumatorëve. Vetëm pak ditë më parë më 29 Nëntor 2017, autoritetet doganore dhe të kontrollit ushqimor në Italinë fqinje bllokuan dhe sekuestruan disa ngarkesave kolosale me enë metalike kuzhine për përdorim ushqimor me prejardhje nga Kina. Rezultatet e analizave të raportuara nga AgroWeb.org treguan nivele tejet të rrezikshme të metaleve të rënda, krom dhe manganez.

Kina arrin sukses në nxjerrjen e “akullit të djegshëm”

Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se është arritur të nxirren me sukses kampione “akulli të djegshëm” në Detin e Kinës Jugore. Ministria e Tokës dhe e Burimeve e përshkruan këtë si një arritje të rëndësishme, që mund të çojë në një revolucion global në fushën e energjisë. Mbledhja e kampioneve të “akullit të djegshëm” pason rreth dy dekada kërkimesh dhe eksplorimi. Kina zbuloi “akull të ndezshëm”, një lloj hidroksidi gazi natyror, në Detin e Kinës Jugore në vitin 2007. Shkencëtarët mendojnë se hidroksidi i gazit natyror është zëvendësuesi më i mirë për naftën dhe gazin natyror.

Kina i kërkon Trump të mos tërhiqet nga pakti për ndryshimet klimatike

Zyrtari më i lartë i ndryshimeve klimatike të Kinës i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos tërhiqen nga marrëveshja e Parisit përpara një konference të rëndësishme për klimën dhe vizitën e Donald Trump në Pekin javën e ardhshme. Xie Zhenhua, kryenegociatori i vendit për marrëveshjen e klimës në Paris, tha të martën se qeveria kineze ende duket të bashkëpunojë me Uashingtonin për negociatat mbi ndryshimet klimatike. Një konferencë globale mbi klimën do të mbahet në Bon, Gjermani, këtë muaj, me gati 200 vende që punojnë në një libër rregullash për të zbatuar paktin e Parisit.

Kina krijon shiun artificial

Ngrohja globale është një nga fenomenet me të cilët po përballet i gjithë planeti, fenomen i cili po mendohet se do sjelle dhe fundin e botës. Po para se të arrijmë tek fundi, ngrohja globale po shkakton dëme të ndryshme në shumë shtete. Një ndër to është dhe Kina e cila po përballet me një thatësirë serioze dekadat e fundit. Kina është një nga mbretërit për prodhimit të grurit dhe orizit, dy bimë të cilat kërkojnë sasi të mëdha uji për tu rritur, e nëse këto dy bimë do thaheshin kjo do sillte pasoja të rënda në ekonomi. E të nxitur nga kjo disa shkencëtarë të Kinës kanë arritur të krijojnë një shi artificial.

Kina kultivon me sukses bimën e saj të parë vetëndriçuese

Shkencëtarët në jugperëndim të Kinës kultivuan me sukses bimën e parë vetë-ndriçuese në vend. Kjo bimë u zhvillua duke futur genet e mikroorganizmave të shndritshme në qelizat e Nicotiana benthamiana, shumë e përafërt me duhanin. Ndryshe nga bimët e tjera që janë kultivuar në të kaluarën, por që nuk mund të vetë-ndriçonin pa ndihmën e një nxitësi energjie, bima e re mund të ndriçojë pa ndihmën e asnjë burimi energjie.

Kina lëshon në orbitë satelitin e parë meteorologjik të gjeneratës së re

Kina lëshoi një satelit të ri meteorologjik në orën 12:11 minuta të së dielës, duke shënuar një hap të ri përpara në satelitët e këtij lloji në orbitë. Sateliti Fengyun-4 është sateliti i parë meteorologjik kinez i gjeneratës së dytë që lëshohet në orbitë. Ai u lëshua nga Qendra e Lëshimitit të Satelitëve Xichang në provincën jugperëndim të Kinës, Sichuan dhe u transportua në orbitë nga raketëmbajtësja “Marshimi i Madh-3B”. Lëshimi i saj shënoi misionin e 242-të të serisë së raketave kineze “Marshimi i Madh”.

Kina merr masa për mbylljen e fabrikave të fildishit

Kina pritet të shpallë se kur do të mbyllë fabrikat e saj të ligjshme për gdhendje e fildishit, 18 muaj pasi bëri zotimin për këtë veprim. Vitin e kaluar, dyqani më i madh në botë për fildishin e ligjshëm dhe atë jo të ligjshëm u shpreh se do të ndalonte shitjet komerciale brenda vendit, por nuk dha një datë ekzakte. Ndërkohë, konservatorët e përshkruan njoftimin si "masë e vetme e madhe" në luftën për të shpëtuar elefantët nga gjuetia pa kriter. Avokatët e botës së egër kanë kërkuar që Pekini të merret me këtë punë.

Kina merr masa, do të ndalojë prodhimin e veturave me naftë dhe benzinë

Kina, tregu më i madh i makinave në botë, ka në plan të ndalojë prodhimin dhe shitjen e veturave dhe furgonëve me naftë dhe benzinë. Zëvendësministri i industrisë së vendit tha se kishte filluar kërkimet përkatëse, por që ende nuk kishte vendosur se kur do të hyjë në fuqi urdhri i ndalimit. "Këto masa sigurisht do të sjellin ndryshime të thella për zhvillimin e industrisë sonë të makinave", tha Xin Guobin për Xinhua, agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës. Kina prodhoi 28 milionë makina vitin e kaluar, pothuajse një e treta e totalit global.

Kina përgatitet për të kryer zbulime në Mars dhe Jupiter

Kina njofton se po përgatitet që të realizojë zbulime në Mars dhe Jupiter . Në një intervistë për agjencinë e lajmeve zyrtare të këtij vendi, zëvendës drejtori i Agjencisë Kombëtare të Kinës për Hapësirën, Vu Yenhua, ka vënë në dukje se kjo agjenci do të nisë misionin e parë eksplorues në planetin Mars në vitin 2020. Duke vënë në dukje se gjatë misionit të dytë do të mblidhen mostra nga sipërfaqja e këtij planeti, si dhe do të bëhen studime për sipërfaqen e tij.

Kina po ndalon impiantet e qymyrit në proces ndërtimi

Liderët kinezë kanë ndaluar punimet për ndërtimin e 30 impianteve më të mëdha të energjisë së qymyrit në botë, me një kapacitet të kombinuar rreth 17 GW. Ky veprim i padëgjuar tregon se sa seriozë janë autoritetet kineze për të vënë nën kontrolll qymyrit në vend. Dhe këto 30 impiante nuk janë të vetmit që kanë ndaluar punën. Politika që po ndiqet gjithashtu hodhi poshtë planet për transmetimin e energjisë së qymyrit nga Perëndimi i Kinës në bregdet nëpërmjet një rrjeti linjash të transmetimit në distanca të largëta.

Kina zotohet të mbrojë paktin e Parisit për klimën

Presidenti kinez Xi Jingping u zotua se do të mbrojë marrëveshjen e rëndësishme të Parisit, e cila synon që të pakësojë ndryshimet klimatike dhe prodhimin e gazrave, si pasojë e djegies së karburanteve fosile. Ministria e Jashtme kineze tha se, Xi e bëri këtë premtim gjatë një telefonate me presidentin e zgjedhur të Francës, Emannuel Macron. Zotimi i Xi, udhëheqësi i ndotësit më të madh në botë, padyshim që ka shumë rëndësi, ndërsa homologu i tij amerikan, Donald Trump, ende po shqyrton nëse do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga pakti i Parisit, siç premtoi në fushatë.

Kina, plan për hulumtimin shkencor të asteroidëve

Kina po harton planin për hulumtimin shkencor të asteroidëve. Lajmin e bëri të ditur Ouyang Ziyuan, kryeshkencëtari i programit kinez të hulumtimit të Hënës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kinës në Forumin e 3-të Ndërkombëtar të Hulumtimit të Hënës e të Hapësirës së Thellë, që u hap të mërkurën në Pekin. Sipas “Librit të Bardhë mbi fluturimet kozmike të Kinës 2016”, Kina do të zbatojë planin e hulumtimit të asteroidëve në pesë vjetët e ardhshëm.

Kinë, ndotja e ajrit vitin e kaluar është ulur 10 përqind

Përqendrimi mesatar i grimcave të dëmshme në ajër në 189 qytete kineze ka rënë me 10% në vitin 2015, thuhet në raportin e organizatës ndërkombëtare “Greenpeace”, raporton Anadolu Agency (AA). Edhe pse kjo tregon një ulje të ndotjes mesatare të ajrit në vend, në dhjetor, qeveria e Pekinit për herë të parë shpalli “alarmin e kuq” për shkak të nivelit të smogut, i cili çoi në mbylljen e shkollave dhe futjen e regjimit të ngarjes së makinave sipas numrave çift dhe tek. Raporti i publikuar nga “Greenpeace”, tregonte se përqendrimi i grimcave mikroskopike PM2.5 që nga viti 2013, ka rënë me një të katërtën.

Menaxhimi i ujërave, Shqipëria firmos bashkëpunimin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë firmosuar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave. Marrëveshja është firmosur në Pekin, mes dy ministrave Edmond Panariti dhe Chen Lei. “Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë. Nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve”, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Ndërtimi i teleskopit më të madh në botë, evakuohen 9110 banorë

Kina pritet të zhvendosë rreth 9110 banorë nga provinca e Guizhou, për t”i lënë vend ndërtimit të atij që pritet të jetë teleskopi më i madh në botë. Sipas agjensisë së lajmeve Xinhua, evakuimi i njerëzve ishte i nevojshëm, në mënyrë që të krijohej një mjedis i volitshëm i valëve elektromagnetike. Qeveria kineze ka marrë përsipër të shpërngulë banonët deri në fund të shtatorit, ndërsa atyre do t’u jepen në dispozicion 1838 dollarë, për vështirësitë e strehimit. Ndërtimi i teleskopit ka filluar që në mars të viti 2011 dhe pritet të përfundojë në shtator. Ky projekt pritet të thyejë rekordin si radio-teleskopi më i madh në botë.

Ndryshimet klimatike, SHBA i dorëzon “timonin” Kinës

Javë më parë, presidenti kinez Xi Jinping u shfaq në media duke mbjellë pemë dhe bëri thirrje për mbrojtjen e natyrës, ndërsa homologu i tij amerikan Donald Trump vendosi që ta braktisë atë, bashkë me Paktin e Parisit për klimën. Një buzëqeshje më shumë në fytyrën e Xi Jinping, për të cilin ky ka qenë një vit shumë i mirë në skenën ndërkombëtare. Ai drejtoi një samit për planin e tij madhështor të ekonomisë globale, mahniti elitën botërore në Davos dhe hoqi qafe TPP, një marrëveshje e madhe tregtare ku Pekini nuk bënte pjesë.

Një superqytet i ri në Kinë, prioritet mbrojtja ekologjike

Një rajon deri tani anonim, pranë kryeqytetit kinez të mbytur nga smogu, është bërë objektivi i blerësve të shtëpive dhe pronave, pasi Pekini zyrtar publikoi planet për ndërtimin e një qyteti të ri atje, në përpjekje për të reduktuar ndotjen dhe për të lehtësuar trafikun e rënduar. Planet për zonën e re Xiongan, një hapësirë speciale ekonomike që autoritetet thonë se do të mbulojë një sipërfaqe sa trefishi i Nju Jorkut, u bënë të njohura nga udhëheqësit e Partisë Komuniste të shoqëruara nga një shkulm propagande.

Orizi plastik, rreziku më i fundit që vjen nga Kina

Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik. Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë. Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen.

  • 1
  • 2