kine

10.000 qenë do vriten dhe sipas traditës mishi do hahet

Në redaksinë e lajmeve të “The Indepedent”, thuhet qartë se një festival i çuditshëm po ndodh në Kinë. Festivali vjetor i Kinës, “Yulin” në të cilin mijëra qen dhe mace vriten dhe më pas konsumohen, ka filluar pavarësisht nga dënimi i gjerë ndërkombëtar. Festivali zgjat 10 ditëve dhe mbahet në Guangxi Zhuang. Aktivistët thonë se praktika është mizore dhe për këtë ata nëpërmjet një peticioni, kanë grumbulluar 2.5 milion nënshkrime thirrje që të ndalohet, por zyrtarët e qeverisë vendore thonë se është një organizim nga bizneset private dhe se ata janë nuk janë në gjendje për të parandaluar atë”.

A mundet kjo kullë që “ha” smogun të jetë zgjidhja për ndotjen në Kinë?

Një nga sfidat e shekulli të XXI është ndotja e ajrit, jo vetëm për Kinën por për të gjithë botën, ajri ndotur po shkakton rreth 3 milion vdekje çdo vit, kjo sipas një studimi të publikuar në gazetën Nature vitin e kaluar. Ky numër mendohet të dyfishohet deri në vitin 2050. Nuk është surprizë që vendet që ndotin më shumë të jenë më të rrezikuar: Kina, e cila është një nga vendet me zhvillim ekonomik të madh, ka gjithashtu ajrin më të ndotur sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Për ata që jetojnë atje, ky lajm nuk është aspak shokues.

Ajërpokalipsi: “Emigrantët” e smogut braktisin qytetet kineze

Dhjetëra mijëra “emigrantë të smogut” raportohet se kanë braktisur ndotjen në Kinën veriore, pasi vendi u godit nga “ajërpokalipsi” i fundit duke bërë kështu që gjysëm miliardë individë të jetojnë nën një mbulesë tymrash toksikë. Zona të tëra të mëdha të Kinës veriore dhe qendrore kanë jetuar nën një nivel ndotjeje me “sinjalizim të kuq” që prej të premtes së shkuar kur një miks i madh ndotësish e transformuan qiellin në një mjegull të verdhë të mbushur me gaze toksike.

Alarm në Kinë, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu

Emergjencë e re për ndotjen e ajrit në Kinë. Në kryeqytetin kinez, Pekin, përqendrimi i grimcave toksike, i cili ka arritur në kuotën 551, është rritur shumë duke u bërë i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin, dukshmëria është reduktuar në disa dhjetëra metra. Sipas raporteve botërore të organizatave të shëndetësisë, ndotja e ajrit vret në Kinë: deri tani, sipas raporteve të publikuara, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu.

Biçikleta inteligjente, shpikja e madhe e Kinës

Rrugët e Pekinit janë mbushur me biçikletat shumëngjyrëshe, që me nisjen e pranverës. Të parkuara në trotuare, kryesisht në udhëkryqe, pranë stacioneve të metrove dhe të autobusëve këto biçikleta mund të përdorë kushdo, në sajë të një aplikacioni online. Kinezët gjithmonë janë shquar për pasionin e tyre ndaj biçikletave, por kjo ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe modernizimin e vendit. Por ky pushtim i metropoleve kineze nga biçikletat këtë vit me sa duket ka rikthyer nostalgjinë e qytetarëve për to.

Deri në vitin 2020, Kina planifikon ta mbulojë me pyje një të katërtën e vendit

Me objektivin për ta shndërruar Kinën në një eko-qytetërim, autoritetet po punojnë që pyjet të mbulojnë afërsisht ¼ e vendit deri në 2020. Planet nuk po shkojnë keq. Deri më sot janë mbjellë deri 13 milionë hektarë. Ripyllëzimi filloi pas viteve 90 me stuhitë që shkaktuan dëme në materiale dhe qindra të vdekur dhe është një plan shumë ambicioz për shtetin kinez.

Hëna ‘fsheh’ energjinë e së ardhmes

Në eksplorimin e hapësirës, Kina ndoshta nuk ka kapacitetet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por ambiciet i ka njësoj me to. Pekini është duke i dhënë dorën e fundit projektit për të dërguar njeriun sërish në Hënë dhe jo thjesht për të bërë disa hapa, por për të sjellë prej andej materiale të rëndësishme që mund ta shndërrojnë vendin aziatik në superfuqinë botërore të energjisë. Synimi i misionit është ngritja e një galerie miniere në sipërfaqen e satelitit tonë të vetëm natyror.

India dhe Kina kompesojnë qëndrimin dëmtues të Donald Trump mbi ndryshimet klimatike

Pesë vite më parë, idea e Kinës ose e Indisë për të ndaluar - ose edhe ngadalësuar - përdorimin e qymyrit u konsiderua si një pengesë e pakapërcyeshme. Reduktimet në shkarkimet e karbonit nga India dhe Kina do të eklipsojnë çdo rritje në SHBA si rezultat i përpjekjeve të Donald Trump për të rritur industrinë e qymyrit, sipas një analize të re. Vëzhguesit e Aksionit ndaj Klimës (CAT) zbuluan se zhvillimet e fundit në Kinë dhe Indi, ku ka pasur një ulje të theksuar të përdorimit të qymyrit, do të reduktonin rritjen e parashikuar të shkarkimeve me rreth tri miliardë tonë krahasuar me një parashikim të bërë vetëm një vit më parë.

Ja se si mund të luftojnë qytetet ndotjen e ajrit që vret miliona njerëz çdo vit

"Shumica e qyteteve do të kishin popullata më të shëndetshme nëse ajri i tyre do të ishte më i pastër". Kur ajri i një qyteti është i pistë, kjo kërcënon shëndetin e banorëve dhe sigurinë ekonomike. Ky problem po përkeqësohet anembanë globit, dhe ekspertët e cilësisë së ajrit thonë se qytetet i detyrohen popullit të tyre të marrin masa. Disa nga zonat urbane më të ndotura, duke përfshirë Los Anxhelos dhe Pekinin, i njohin këto rreziqe dhe kanë ndërmarrë hapa për të pastruar ndotjen. Megjithëse problemet e tyre janë larg zgjidhjes, strategjitë e tyre të shumëfishta mund të shërbejnë si një model për qytetet e tjera.

Kafka e gjetur në Kinë mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

Një kafkë e gjetur në Kinë mund të rishkruajë të gjithë atë çfarë ne dimë për evoluimin e njerëzimit. Sipas asaj çfarë që disa shkencëtarë kanë ekzaminuar, teoria ekzistuese se si u shpërnda njeriu në botë mund të jetë gabim, shkruan britanikja “Independent”. Shumica e antropologëve beson se specia jonë u krijua në Afrikë rreth 200 mijë vite më parë dhe një grup prej tyre u largua 80 mijë vite më pas për t’u shpërndarë përreth globit. Por kërkimi i ri sugjeron se karakteristika të rëndësishme të njerëzimit janë zhvilluare në Azinë Lindore.

Kina dhe India kalojnë SHBA, si vende më atraktive për energjinë e rinovueshme

Kina dhe India kanë tejkaluar Shtetet e Bashkuara për t’u bërë dy vendet më tërheqëse për investimet e energjisë së rinovueshme, njoftoi të martën një raport nga firma britanike e kontabilitetit Ernst & Young. Në një renditje vjetore të 40 tregjeve të energjisë së rinovueshme në mbarë botën në aspektin e tërheqjes, Kina ishte vendi më i lartë, pasuar nga India. Shtetet e Bashkuara, që kryesonin listën vitin e kaluar, kanë rënë në vend të tretë, për shkak të një ndryshimi në politikën e energjisë të SHBA në drejtimin e presidentit Trump.

Kina e ardhmja e makinave elektrike! Prodhuesit e makinave gjermane e duan atë

Prodhuesit më të mëdhenj gjermanë e dinë të ardhmen e industrisë së tyre elektrike, autonome. BMW dhe Volkswagen kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh këtë javë për të vazhduar zhvillimin e makinave elektrike në Kinë. Vizita e kryeministrit kinez Li Keqiang në Berlin pasqyron një konfirmim në rritje që Kina mban çelësin për të ardhmen e industrisë së automobilave.

Kina e shqetësuar për radioaktivitetin në Fukushima

Kina është e shqetësuar për rrjedhjet radioaktive në Fukushima dhe i ka bërë thirrje Japonisë që të marrë përsipër përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë problem. Gjatë konferencës së saj javore, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunying, ka thënë se pas incidentit në centralin e energjisë bërthamore në Fukushima, Japonia nuk ka bërë asnjë deklaratë në mënyrë që ndërkombëtarët të jenë të qetë, edhe pse nga ky incident kanë kaluar 6 vite. Në këtë zonë është vënë re ndikimi i mbetjeve radioaktive te kafshët dhe mjedisi, ndërkohë që popullsia është zhvendosur.

Kina lëshon alarmin e dytë të kuq brenda 10 ditësh

Shkollat do të mbyllen, qarkullimi i automjeteve në rrugë do të kufizohet dhe banorët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë. Për Pekinin me 22,5 milionë banorë, alarmi do të jetë në fuqi nga e shtuna deri të martën. Meteorologët thonë se ndotja e ajrit është tashmë në nivele edhe më të larta se ç’ishte në kohën kur u dha paralajmërimi i parë. Më 8 dhjetor, matësit tregonin se niveli i grimcave të imta toksike “PM 2.5” ishte 300 mikrogramë për metër kub. Sot, ai rrezikon të kapërcejë 500 mikrogramët, një shifër frikësuese kjo në krahasim me 25 mikrogramët për metër kub, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si nivel maksimal sigurie.

Kina lëshon në hapësirë një satelit për qëllime shkencore

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Kina lëshoi në hapësirë një satelit për qëllime shkencore që do të studiojë mikrogravitetin dhe jetën në hapësirë. Satelliti, tip SJ-10, u lëshua nga njësia bazë, një raketë tip ”Long March 2-D” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan, në shkretëtirën Gobi, në veriperëndim të Kinës. Gjatë qëndrimit në hapësirë, sateliti do të kryejë 19 eksperimente përfshirë ato nga fizika fluide mikrogravitacionale, kombustioni mikrogravitacional, materiali hapësinor, efekti radioaktiv hapësinor, efekti biologjik mikrogravitacional dhe bioteknologjia e hapësirës, përpara se të kthehet në Tokë.

Kina lëshon satelitin për hartat me rezolucion të lartë

Një satelit për fotografimin hartografik me rezolucion të lartë u lëshua të hënën nga Taiyuan-i i provincës Shanxi të Kinës. Ky është sateliti i dytë për fotografimin hartografik që lëshohet me qëllim ndërtimin e një sistemi para vitit 2030. Sateliti i parë për këtë sistem u lëshua në janar të vitit 2012. Pas të përfundojë ndërtimi i sistemit, rrjeti i satelitëve mund të fotografojë të dhëna me rezolucion të lartë, fotografi në formatin 3D dhe fotografi shumëplanëshe. Të dhënat do të përdoren për vrojtimin e të dhënave, parashikimin e fatkeqësive natyrore, zhvillimin bujqësor, administrimin e burimeve ujore dhe planifikimin urban.

Kina për t’u bërë fuqi energjetike në botë i drejtohet Hënës

Plani i Kinës për të dërguar një ekspeditë në Hënë, ku do të gërmojë izotope të rralla por të çmuara të heliumit-3, nuk ka çmim për sigurinë e impianteve bërthamore në Tokë, por që edhe paraqet karburant të fuqishëm për raketa. E përditshmja angleze “Telegraph", shkruan se heliumi-3 është shumë i rrallë në planetin tonë, por në sasi të mëdha gjendet në trokonit, një përzierje e hekurit dhe magnezit, që është i vendosur në koren e Hënës. Në fakt, të gjitha centralet bërthamore prodhojnë nxehtësi. Kjo e kthen ujin në avull, që e vë në funksion një turbinë.