klima

Ajsbergë në Paris

Një dyzine ajsbergësh të quajtur “Të shohësh akullin” janë instaluar në Paris, nga artisti i akullit Olafur Eliasson dhe gjeologu Minik Rosing.

BE ratifikon Marrëveshjen e Parisit për klimën

Parlamenti Evropian ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit nga Bashkimi Evropian. Me miratimin e Parlamentit Evropian të djeshëm të Marrëveshjes së Parisit - në prani të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të Kombeve të Bashkuara Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon dhe Presidentit të COP 21 Ségolène Royal – nuk ka më pengesa. Procesi politik i Bashkimit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes ka përfunduar.

Cop21: Ministrat drejt hapit final për marrëveshjen e Parisit

Ministrat nga e gjithë bota do të përpiqen të paraqesin një marrëveshje me një tekst bisedimesh të firmosur nga delegatët të shtunën.Vendet e varfëra paralajmëruan se bisedimet do të ndërpriten nëse vendet e pasura do të frenojnë kapacitetin e tyre për zhvillim vetëm për të mbrojtur klimën.

Deklarata e REC në COP21 në Paris

Deklarata e prezantuar nga Marta Szigeti Bonifert, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), COP21, Paris, 8 Dhjetor, 2015

Gjermania dhe Austria i bëjnë thirrje BE-së për ambicie më të lartë për klimën në 2030-tën

Ministrat e Mjedisit kritikojnë si “shumë të dobët” përgjigjen e Komisionit Europian ndaj paktit të klimës në Paris, ndërsa shtetet e tjera mbrojnë objektivat ekzistuese, reporton Climate Home. Gjermania, Austria, Portugalia dhe Luksemburgu janë vendet që i drejtojnë kërkesë BE-së për rritjen e objektivave për klimën në vitin 2030. Në një lidhje online të ministrave të mjedisit, ata kritikuan Komisionin Europian i cili kishte këshilluar që nuk është i nevojshëm asnjë ndryshim. Disa të tjerë folën për nevojën e pjesëmarrjes në parashikimet 5 vjeçare të planeve të klimës në Kombet e Bashkuara.

India ratifikon marrëveshjen e Parisit për klimën

India, një nga vendet më të mëdha që shkarkon gaze serë, ka miratuar marrëveshjen globale të Parisit për klimën. Sipas marrëveshjes, India është angazhuar se të paktën deri në 2030, 40% e energjisë elektrike që do të përdoret do të jetë nga burime jo fosile. Shkarkimet e karbonit mendohet të jenë një nga shkaqet e ndryshimeve klimatike. Dhjetorin e kaluar në Paris, vendet ranë dakord të reduktojnë shkarkimet dhe të mbajnë rritjen e temperaturave më poshtë se 2°C. Marrëveshja e Parisit është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse në botë e klimës.

Klima, niveli i detit do të rritet edhe nëse ndalon efekti serrë

Edhe pse një ditë njeriu do të arrijë të zerojë emetimet e gazit kryesor me efekt serë, niveli i deteve do të vazhdojë të rritet për mijëra vite me radhë. Kjo është ajo që del nga një studim i “Mit” (Massachusetts Institute of Technology), i cili ka analizuar se përqendrimi në ajër, si i dioksidit të karbonit CO2, ashtu edhe ai i përbërësve të saj, do të vijojnë të mbeten vetëm për disa vjet apo dekada në atmosferë si metan, klorofluorokarbure ose idroflouorokarbure. Kërkimi është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Paris, arrihet marrëveshja për klimën

Pas gati dy javësh negociatash intensive, në Paris, delegatë nga 172 vende të botës kanë arritur një pakt të ri global mbi klimën, që do të parashtrojë strategjinë afatgjatë mbi mënyrat sesi do të mund të përballohen ndryshimet e saj. Ministria e Jashtme e Francës tha se drafti do t’i paraqitet ministrave në orën 11:30 të ditës së shtunë, ndërsa deri tani nuk është bërë publik asnjë detaj në lidhje me draftin e arritur. Marrëveshja në kryeqytetin francez u arrit gati 16 orë pasi bisedimet ishin planifikuar për t’u mbyllur.

Tirana sot 33 gradë celsius, rritje të temperaturave në ditët në vijim

Pas shirave të ditëve të fundit dhe luhatjes së temperaturave, ditë të nxehta pritet të pushtojnë Tiranën dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Sot në orën 14:00 në qytetin e Tiranës pritet të regjistrohet edhe temperatura më e lartë e ditës që do jetë 33 gradë celsius. I nxehti do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës duke arritur deri në 35 gradë. Ndërkohë që në Durrës gjatë gjithë javës deri me datë 23 qershor nuk pritet të ketë temperatura më të larta se 28 gradë celsius. Bregdeti jugor do të jetë në linjë me temperaturën e kryeqytetit duke pasur rritje deri në 33 gradë. Është e qartë që tashmë vera ka ardhur dhe i nxehti është në terrenin e tij.