klonim

Klonimi i pemëve në Kaliforni

Një organizatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara po klonon pemët më të lashta dhe më të larta në botë, në përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike. Organizata po u kushton vemendje sidomos disa pemëve gjigande të Kalifornisë, siç janë sekuojat. Këtu në malet Sierra Nevada të Kalifornisë, këta alpinistë po përpiqen t’u ngjiten njërës prej pemëve më të larta dhe më të lashta të botës. Por ata kanë qëllime më të mëdha se sa thjeshtë të arrijnë majën e pemës. Ata kanë ardhur këtu për të mbledhur degë dhe për t’i përdorur në klonimin e sekuojës gjigande.

Ku ka përfunduar klonimi i disa gjitarëve?

Në 2008, SHBA-ja pranoi klonimin e lopëve, dhive dhe derrave që përdoren sidomos për riprodhim, ndërkohë që në Europë, Parlamenti Europian votoi për të mos lejuar klonimin e kafshëve dhe shitjen e mishit dhe të qumështit të marra nga kafshë të klonuara. Përpara 20 viteve, në këtë kohë lindi delja Dolly, gjitari i parë i klonuar nga njeriu. Turiri i saj i qetë përfundoi në faqet e para të gazetave të të gjithë botës dhe në muajt e vitet e ardhshme u fol gjatë për mundësinë e jashtëzakonshme dhe shqetësuese që lindja e saj e veçantë kishte hapur.