kodi penal

Propozimi, Pas moratoriumit 10 vjeçar gati ndryshimi në kod: 15 vite burg kush dëmton pyjet

Pas moratoriumit të pyjeve qeveria po përgatitet të ndërhyjë edhe në kodin penal për ashpërsimin e masave ndaj kujtdo që kryen krim mjedisor. Sipas draft- propozimit, masat e reja parashikojnë deri në 15 vite burg për këdo që shkakton fatkeqësi mjedisore. Sipas burimeve të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, forcimi i penaliteteve vjen pas vërejtjeve të BE, dhe do të miratohet pasi të kalojë edhe dëgjesat publike. Kush dëmton pyjet duke shkaktuar fatkeqësi natyrore, si rastet e përmbytjeve në vëndin tonë, rrezikon deri në 15 vite burg.