80 % e makinave në Shqipëri, rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit
Rreth 80 % e makinave që qarkullojnë në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit. Kjo, si pasojë e hyrjes në fuqi të normave të reja për shkarkimin e gazeve. Parlajmërimin e ka dhënë Përgjegjësja e Sektorit të Ajrit, Ndryshimeve Klimatike dhe Kimikateve në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra. “Nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë SGS bëhet fjalë që sot rreth 80 % e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh ajo në komisionin e Jashtëm. Masat e reja të shkarkimit të gazrave janë vënë nga Ministria e Transporteve.