kolera

Epidemia e kolerës në Jemen, më e rëndë se lufta

Të paktën 300 000 njerëz janë infektuar nga shpërthimi i kolerës në Jemenin e dërrmuar nga lufta civile gjatë 10 javëve të fundit, një kërcënim që duket shumë më i rëndë se sa plumbat dhe bombat. Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq që dha alarmin tha se situata ka dalë jashtë kontrolli me rreth 7 000 infektime të reja në ditë. Sipas zyrtarë të kësaj organizate, më shumë se 1700 njerëz kanë humbur jetën për shkak të kolerës gjatë muajve të fundit në Jemen.

Shpërthen kolera, Jemeni shpall emergjencën. Mbi 100 të vdekur nga sëmundja

Në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të shpërthimit të sëmundjes së kolerës, e cila ka sjellë vdekjen e shumë personave në vend. Spitalet e Sanës të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi janë të mbi populluara me pacientë të prekur nga kolera. Kryqi i kuq ka bërë të ditur se numri i personave të dyshuar që janë prekur nga kjo sëmundje në vend janë trefishuar brenda një jave duke e çuar numrin në mbi 8 mijë e pesëqind persona, më së shumti në Sana.

Takimi në Francë - Premtimi i parë global për t’i dhënë fund kolerës deri në vitin 2030

Liderët e shëndetësisë nga e gjithë bota kanë dhënë premtimin e parë global për t’i dhënë fund kolerës deri në vitin 2030. Zotimi i tyre vjen pas situatës alarmante të krijuar në Jemen, ku epidemia ka shpërthyer në nivele rekord. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, infeksioni mund të kurohet lehtësisht me pajisjet e duhura mjekësore. Zyrtarë të shëndetësisë nga e gjithë bota janë mbledhur në Francë për t’u angazhuar në parandalimin e 90% të vdekjeve nga kolera deri në vitin 2030. Sëmundja e cila përhapet përmes ujit të ndotur, i merr jetën rreth 100,000 personave çdo vit.