Kolumbi

Kolumbia në zi, më shumë se 200 të vdekur nga rrëshqitjet masive të tokës

Kolumbia është në zi pas rrëshqitjeve masive të tokës, ku u shënuan më shumë se 200 të vdekur, qindra të zhdukur dhe të plagosur, pas shirave të fortë që përfshinë rajonin e Andeve, duke përfshirë gjithashtu Perunë dhe Ekuadorin. Kryqi i Kuq raporton për 206 të vdekur, 202 të plagosur dhe 220 të zhdukur, pas katastrofës që shkatërroi të premten në mbrëmje qytetin e Mocoas, kryeqendra e Putumayo, në jug të vendit, ku bilanci pritet të rritet në orët në vijim. “I shprehim ngushëllimet më të përzëmërta familjeve të viktimave dhe personave të prekur nga kjo tragjedi”, u shpreh në Twitter presidenti Juan Manuel Santos, i pranishëm në vendngjarje së bashku me forcat e ndihmës së shpejtë dhe shpalli gjendjen e “katastrofës publike” për të përshpejtuar rehabilitimin e zonës.

Kolumbia përballet me sfidën e ndërtimit të paqes pa sakrifikuar biodiversitetin

Është një moment delikat dhe i rrezikshëm për një nga vendet më të rëndësishëm ekologjikë. Kolumbia është vendi i dytë në botë për biodiversitetin, me pasuri të madhe të specieve. Por gjysmë shekullin e fundit ka qenë foleja e një lufte brutale civile, duke shkaktuar vdekjen dhe shpërnguljen e qytetërimit, me pasoja negative në mjedisin natyror. Megjithatë, konflikti nuk është patjetër i keq për biodiversitetin. Ndërkohë, mungesa e qeverisjes në zonën e luftës mund të inkurajojë shfrytëzimin e minierave dhe shpyllëzimin e palilgjshëm.

Zbulohet një specie e re bretkosash

Hulumtuesit thonë se kanë zbuluar një specie të re të bretkosës në Kolumbi. Bretkosa ka vetulla të verdha të dallueshme, e cila jeton në tokë shkëmbore. Hulumtuesit nga Instituti Humboldt e ka emëruar bretkosën “Pristimantis macrummendozai”, e cila u gjet në provincën qendrore të Boyaca në Kolumbi. Sidoqoftë, Kolumbia njihet si vendi më i madh në botë për gjetje të ndryshme biologjike të tokës. Sipas këtyre studimeve, thuhet se mjedisi i përshtatshëm për jetën e kësaj bretkose është në lartësi të madhe, mbi 3 mijë e 500 metra lartësi mbidetare.