Koman

“Tajlanda” shqiptare në lumin Shalë tërheq qindra aventurierë

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në dy vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët. Rruga për të shkuar deri në këtë panoramë të mrekullueshme megjithatë është e gjatë dhe e larmishme. Nisja nga Tirana bëhet ende pa lindur dielli, në 5 të mëngjesit dhe ha rreth 2 orë deri në Vaun e Dejës dhe rreth 1 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit.

Komani, atraksioni turistik pa përkujdesje shtetërore, së fundmi lëngon dhe nga mbetjet

Nga: ARMIR MEHAJ*

Liqeni i Komanit, një ndër atraksionet turistike të veriut të Shqipërisë gjatë këtij sezoni duket se ‘rënkon’ nga ndotjet si rrallë ndonjëherë. Mbetjet, kryesisht plastike grumbullohen në zona të ndryshme të Liqenit të Komanit duke krijuar kështu një imazh aspak të mirë, kryesisht tek turistët e huaj, të cilët frekuentojnë më së shumti Liqenin. Situata më problematike shfaqet në ditët kur nuk frynë erë ku sipërfaqe të tëra të ujërave liqenor mbushen me plastika të ndryshme, por dhe mbetje të tjera.

Liqeni i Komanit, udhëtimi turistik më i preferuar në stinën e verës

I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit, Gjakovën me pjesën tjetër të vendit. Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e vizitorëve turistik vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe Monumenteve të Natyrës e historisë që gjenden në shtrirjen e brigjeve të tij. Përgjatë tërë liqenit, nga Fierza e deri në Koman, në një udhëtim që zgjatë më pak se tre orë, vizitorët mund të mahniten me pamjet që ofrohen.