komisioni evropian

“Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Top Channel i kërkoi Komisionit Europian një qëndrim zyrtar mbi amendimin që Parlamenti i bëri ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve të vitit 2011, dhe a janë bërë këto ndryshime në përputhje me legjislacionin e BE-së. Në përgjigjen e dhënë përmes zëdhënëses Maja Kocijancic, Komisioni Europian sqaron: “Çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve janë pjesë e legjislacionit të BE-së. Komisioni është në dijeni se amendimet e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e mbetjeve iu prezantuan Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet të hyjnë në fuqi.

KE, zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe

Pas disa muajsh negociata, Komisioni Evropian ka siguruar sot një zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe, si dhe për të mbrojtur pasurinë ekologjike dhe ekonomike të rajonit. Deklarata e Maltës MedFish4Ever, një shembull praktik i politikave të suksesshme të fqinjësisë së BE-së, përcakton një program të hollësishëm pune për 10 vitet e ardhshme, bazuar në objektiva ambicioze, por realiste. Mbi 300,000 persona janë të punësuar drejtpërdrejt në anijet e peshkimit në Mesdhe, ndërsa shumë punë të tjera indirekte varen nga ky sektor.

KE: Shqipëria përparime, por kujdes në sigurinë ushqimore dhe veterinare

Shpenzimet e ulëta, problemet strukturore sic janë fermat e vogla dhe të fragmentuara janë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet bujqësia në Shqipëri-deklaroi Komisioni Europian. Shqipëria ka forcuar strukturat e saj administrative në mënyrë që të marrë mbështetje financiare në kuadër të asistencës së BE-së për Zhvillimit Rural (IPARD), vuri në dukje komisioni në një njoftim për shtyp të lëshuar pas një takimi të nënkomisionit të BE-Shqipëri për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për bujqësinë dhe peshkimin të martën.

Komisioni Evropian nxit afrimin e mëtejshëm të legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore të BE-së

Përfaqësues nga Komisioni Evropian punuan me autoritetet përkatëse shqiptare për zhvillimet më të fundit në bujqësi dhe peshkim. Takimi i Nënkomitetit për Bujqësinë dhe Peshkimin mes BE-së dhe Shqipërisë, i zhvilluar sot në Tiranë, u drejtua për BE-në nga Michael Aldaya, nga Njësia për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ndërsa për Shqipërinë nga Eralda Cani, zëvendësministre për Integrimin Evropian.

Rumani: Gara për të shpëtuar pyjet

Shiu i rëndë bie furishëm mbi xhamin e makinës së Ion Holbanit teksa ai kalon nëpër një pjerrësi të thellë në Malet Karpate të Rumanisë, një shkretëtirë ku pyjet e pacenuara mbajnë në gjirin e tyre arinjtë, ujqërit dhe kafshët e tjera të egra. Holban dëshiron ta mbajë atë në këtë mënyrë, prandaj ai ka organizuar një grup prej 50 ekspertësh dhe aktivistësh për t’u bashkuar me të në një mision njëditor për të përcaktuar gjurmët e pyllit të lashtë para se të jetë tepër vonë.

Shtrëngohen masat për sigurinë ushqimore në Greqi – Etiketim për vendin e origjinës tek qumështi

Greqia planifikon të bëjë të detyrueshëm etiketimin e vendit të origjinës për qumështin duke nisur që nga viti 2018. Në këtë mënyrë, shteti helen i bashkangjitet trendit në rritje të vendeve të BE për etiketime më të sakta të produkteve ushqimore ushqimore, çka ka zemëruar industrinë. Ministri i Bujqësisë, Evangelos Apostolou tha të enjten se parlamenti do të votojë javën e ardhshme për një ligj që rregullon etiketimin e qumështit, ndërsa burimet nga ministria thanë se masa tashmë ishte dhënë më parë nga Komisioni Evropian.

Studimi: Europa po plaket duke u shndërruar në kërcënim për shëndetin publik

Europa po plaket dhe kjo do rezultojë në një rritje të konsumit të barnave, gjë që do të çojë më tej në përqëndrime më të larta të mbetjeve farmaceutike në mjedisin ujor dhe do paraqesë kërcënime potenciale për shëndetin publik. Është ky përfundimi i një studimi të këshilltarëve të “Civity Management” administruar nga Shoqata Gjermane për Energjinë dhe Ujin. Pasiguria në lidhje me ndikimin në shëndetin e njeriut kërkon një përgjigje urgjente dhe gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, Komisioni Evropian tashmë është duke ndjekur veprimet e planifikuara për këtë çështje.