konferenca e parisit

10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris

10 mijë palë këpucë u vendosën në sheshin “Republika” në Paris në shenjë proteste pas anulimit të një marshimi masiv për ndryshimet klimatike, të anuluar sipas autoirteteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm.

Ajsbergë në Paris

Një dyzine ajsbergësh të quajtur “Të shohësh akullin” janë instaluar në Paris, nga artisti i akullit Olafur Eliasson dhe gjeologu Minik Rosing.

BE ratifikon Marrëveshjen e Parisit për klimën

Parlamenti Evropian ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit nga Bashkimi Evropian. Me miratimin e Parlamentit Evropian të djeshëm të Marrëveshjes së Parisit - në prani të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të Kombeve të Bashkuara Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon dhe Presidentit të COP 21 Ségolène Royal – nuk ka më pengesa. Procesi politik i Bashkimit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes ka përfunduar.

Cop21: Ministrat drejt hapit final për marrëveshjen e Parisit

Ministrat nga e gjithë bota do të përpiqen të paraqesin një marrëveshje me një tekst bisedimesh të firmosur nga delegatët të shtunën.Vendet e varfëra paralajmëruan se bisedimet do të ndërpriten nëse vendet e pasura do të frenojnë kapacitetin e tyre për zhvillim vetëm për të mbrojtur klimën.

Deklarata e REC në COP21 në Paris

Deklarata e prezantuar nga Marta Szigeti Bonifert, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), COP21, Paris, 8 Dhjetor, 2015

Deklaratë mbi ndryshimet klimatike dhe arsimimin

1. Edukimi shkencor në pararojë
Njerëzimi përballet me një krizë serioze klimatike, e cila do të ndikojë në të gjithë botën gjatë shekullit 21 dhe më gjerë. Ballafaqimi me këtë krizë do të varet shumë nga të rinjtë që janë sot në shkolla dhe mund të bëhen "agjentë të ndryshimit". Korniza ligjore ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike, dmth Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC, 1992) dhe Marrëveshja e Parisit (OKB, 2015), e njohin këtë pikë duke deklaruar se "Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të arsimit dhe trajnimit... në veçanti për vendet në zhvillim "(UNFCCC, neni 6.b.ii) dhe" Palët duhet të marrin masa... për të rritur edukimin për ndryshimin e klimës "(Marrëveshja e Parisit, Neni 12).

Europa po përjeton të nxehtin më të madh që nga periudha romake

Kërkuesit thonë se jo vetëm që 2015-a ishte viti më i nxehtë në historinë botërore, por gjithashtu kontinenti europian nuk ka përjetuar temperatura kaq të larta që nga Roma e lashtë. Europa është më e nxehtë tani nga sa ka qenë gjatë çdo periudhe kohore në këto 2000 vitet e fundit, pretendon një studim i ri. Shkencëtarët thonë se zbulimet e tyre forcojnë pretendimet se ngrohja globale është bërë nga njeriu dhe jo pjesë e një cikli klimatik normal. Dhe ata kanë paralajmëruar se ne e kemi nënvlerësuar shtrirjen e ngjarjeve të mundshme ekstreme në të ardhmen, si për shembull valët e të nxehtit.

Gjermania dhe Austria i bëjnë thirrje BE-së për ambicie më të lartë për klimën në 2030-tën

Ministrat e Mjedisit kritikojnë si “shumë të dobët” përgjigjen e Komisionit Europian ndaj paktit të klimës në Paris, ndërsa shtetet e tjera mbrojnë objektivat ekzistuese, reporton Climate Home. Gjermania, Austria, Portugalia dhe Luksemburgu janë vendet që i drejtojnë kërkesë BE-së për rritjen e objektivave për klimën në vitin 2030. Në një lidhje online të ministrave të mjedisit, ata kritikuan Komisionin Europian i cili kishte këshilluar që nuk është i nevojshëm asnjë ndryshim. Disa të tjerë folën për nevojën e pjesëmarrjes në parashikimet 5 vjeçare të planeve të klimës në Kombet e Bashkuara.

IFC, marrëveshja e Parisit mundësi për 23 trilionë $ investime inteligjente deri në 2030

Një studim i publikuar nga IFC-ja (anëtare e Grupit të Bankës Botërore) tregon se marrëveshja historike globale për ndryshimet klimatike e miratuar vitin e kaluar në Paris, ka ndihmuar në mundësimin e hapjes së pothuajse 23 trilionë USD investime inteligjente klimatike në tregjet në zhvillim deri në vitin 2030. Nga momenti kur Marrëveshja e Parisit (marrëveshje e cila është nënshkruar edhe nga Shqipëria) u miratua në dhjetor 2015, një numër total prej 189 vendesh kanë dorëzuar plane kombëtare që kanë si synim rritje të rëndësishme të zgjidhjeve klimatike — duke përfshirë energjinë e rinovueshme, qytetet me shkarkim të ulët karboni, efiçencën e energjisë, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, dhe bujqësinë inteligjente ndaj klimës.

India ratifikon marrëveshjen e Parisit për klimën

India, një nga vendet më të mëdha që shkarkon gaze serë, ka miratuar marrëveshjen globale të Parisit për klimën. Sipas marrëveshjes, India është angazhuar se të paktën deri në 2030, 40% e energjisë elektrike që do të përdoret do të jetë nga burime jo fosile. Shkarkimet e karbonit mendohet të jenë një nga shkaqet e ndryshimeve klimatike. Dhjetorin e kaluar në Paris, vendet ranë dakord të reduktojnë shkarkimet dhe të mbajnë rritjen e temperaturave më poshtë se 2°C. Marrëveshja e Parisit është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse në botë e klimës.

Ja pse largimi i SHBA nga marrëveshja e Parisit nuk është fundi i botës

Pas muajsh deklaratash të lëna përgjysmë dhe spekulimesh të shumta, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA do të fillojë procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit. Ne nuk do ta zbusim aspak këtë lajm: SHBA lë Marrëveshjen e Parisit - marrëveshjen e suksesshme të nënshkruar nga 195 vende dhe pale në 2015 për të zvogëluar shkarkimet e gazeve serë dhe sëbashku të kufizojnë ngrohjen globale – marrëveshje që rezultoi një zhgënjim i madh.

John Kerry do të vazhdojë përpjekjet për Ngrohjen Globale

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është shprehur më herët në muajin nëntor se ai do të vazhdojë përpjekjet e tij për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit për ngrohjen globale deri në ditën që presidenti Barack Obama të largohet nga zyra më 20 Janar. Gjatë fjalimit të tij në Zealandën e Re pas një udhëtimi në Antarktikë, Kerry u shpreh se adminstrata i tij do të vazhdojë të bëjë gjithçka të mundshme për të përmbushur përgjegjësinë për brezat e ardhshëm. Kerry ka përkrahur prej kohësh veprimet për klimën, por tani pozicioni i tij është në rrezik.

Kabineti Trudeau aprovon linjën e 3 gazsjellësve

Kryeministri Justin Trudeau dhe kolegët e kabinetit të tij nënshkruan për dy gazsjellës të mëdhenj, projekte të cilat nëse ndërtohen do të pompojnë gati një milion fuçi naftë në ditë nga zona e Albertës në tregjet globale. Ottawa dha dritën jeshile për gazsjellësin Kinder Morgan’s Trans Mountain dhe Enbridge Line 3, ndërkohë që hodhi poshtë Northern Gateway. Kryeministri u shpreh se prodhimi nga zonat e naftës në Alberta po rritet, dhe infrastruktura e gazsjellësit shumë shpejt do të jetë në kapacitet të plotë.

Kina zotohet të mbrojë paktin e Parisit për klimën

Presidenti kinez Xi Jingping u zotua se do të mbrojë marrëveshjen e rëndësishme të Parisit, e cila synon që të pakësojë ndryshimet klimatike dhe prodhimin e gazrave, si pasojë e djegies së karburanteve fosile. Ministria e Jashtme kineze tha se, Xi e bëri këtë premtim gjatë një telefonate me presidentin e zgjedhur të Francës, Emannuel Macron. Zotimi i Xi, udhëheqësi i ndotësit më të madh në botë, padyshim që ka shumë rëndësi, ndërsa homologu i tij amerikan, Donald Trump, ende po shqyrton nëse do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga pakti i Parisit, siç premtoi në fushatë.

Klima, negociatorët vazhdojnë diskutimin e pikave te draftit

Në garë me kohën për të mos e zvarritur më vulosjen e një marrëveshjeje të re të klimës, negociatorët në Paris kaluan një tjetër natë diskutimesh të ethshme. Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius ka vendosur afate kohore e pret që ato të respektohen. “Them se do t`ia dalim”, deklaroi ai dukshëm i lodhur, ndërsa delegatët kishin kaluar në duart e tyre draftin e tretë e të rishikuar të përgatitur nga presidenca franceze.

Komisioni Evropian: Si do të procedohet me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit

Komisioni Evropian mbajti ditën e djeshme një komunikatë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit që është paraqitur në Parlamentin dhe Këshillin Evropian. Dokumenti është një e dhënë e rëndësishme në Këshillin e Mjedisit të BE-së (Ministrat e Mjedisit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian), takim që do të mbahet nën Presidencën holandeze të BE-së më 4 mars, të premten. Fakti më i rëndësishëm i këtij komunikimi është se për herë të parë Komisioni Evropian bën një referencë të tillë të veçantë për qytetet dhe zonat urbane, me një theks të tillë të fortë përsa i përket strategjisë së veprimit.

Konferenca e Klimës në Marakesh: Trumpi si nxitës?

Konferenca e OKB-së për klimën në Marok ishte parashikuar të ishte një takim i qetë ekspertësh. Por zgjedhja e Donald Trump ndikoi pozitivisht në Marakesh, duke sjellë më shumë unitet me shteteve, komenton Jens Thurau. Në fund një foto: Përfaqësues shtetesh,studiues, ekspertë të financave, bosë të ekonomisë, aktivistë të klimës – të gjithë të bashkuar. Mesazhi: „Ti nuk na gjunjëzon dot, ne kemi kohë që kemi ecur në rrugën e një të ardhmeje energjitike pa fosile, edhe pa ty!” Mesazhi për Donald Trumpin, i cili pjesërisht ndryshimin e klimës e ka quajtur një shpikje kineze apo të mafies ekologjike.

Krerët e Europës, të angazhuar me Traktatin e Parisit para samitit të G-20

Krerët e shteteve europiane theksuan angazhimin e tyre për traktatin e klimës së Parisit të enjten, pavarësisht nga vendimi i Amerikës për t’u tërhequr nga marrëveshja, përpara takimit të të radhës së G20-ës. Pas takimit të sotëm në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel, u tha gazetarëve se vendet pjestare të G20-ës janë të angazhuara të respektojnë marrëveshjen e Parisit për klimën dhe do të diskutojnë për të muajin e ardhshëm në takmin e G-20-ës.