konsultim publik

Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe industriale dhe roli i bashkëpunimit midis institucioneve publike

Në kuadër të iniciativës "Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Industriale dhe roli i bashkëpunimit midis institucioneve publike", AIC Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, organizoi një konsultim publik, me mbështetjen e OSBE-së, Prezenca në Shqipëri. Konsultimi publik u organizua në njësinë administrative të Orikumit në zonën e mbrojtur të Llogarasë. Përfaqësues nga Bashkia Vlorë, kryetarët e fshatrave të zonës, bizneset lokale, drejtorët e shkollave, policia e shtetit, baza detare e Pashalimanit, Drejtoria e zonave të mbrojtura dhe Brigada e Zjarrfikseve, diskutuan së bashku mënyrat më të mira dhe efikase për parandalimin e zjarreve dhe fatkeqsive të tjera natyrore në këtë zonë në prag të sezonit turistik.