konsum

1/3 e ushqimit në botë shkon dëm çdo vit. 750 miliardë dollarë ushqime hidhen si mbetje

Të lësh brokolin e padëshiruar në pjatën tënde nuk është vetëm sjellje e keqe. Është gjithashtu trajtim i dobët që i bëjmë planetit. Shifrat flasin se rreth një e treta e ushqimit në botë, 1.3 miliardë tonë, shkon dëm çdo vit, shkruan The Economist. Ushqime me vlerë prej 750 miliardë dollarësh hidhen poshtë. Por cili është ndikimi mjedisor? Ushqimet e lëna dhe të hedhura ndikojnë fuqishëm në ndojtjen e mjedisit. Energjia e nevojshme për të prodhuar ushqim, përmes karburantit për traktorë dhe kamionë, prodhimi i plehrave dhe më shumë, liron gaze serrë në atmosferë, duke shkaktuar ndotje.

A mundet Suedia të frenojë shoqërinë konsumiste?

A do të ndalonit së hedhuri gjëra tutje dhe t'i riparoni dhe ripërdorni sendet nëse kjo do të ishte më ekonomike? Qeverisë Suedeze i pëlqen të mendojë se qytetarët e saj do të ndalojnë sjelljen konsumiste, dhe kanë vënë planin në zbatim. Buxheti i vendit për vitin 2017 do të heqë taksat për riparimet e vogla për biçikletat, këpucët dhe rrobat. Atyre të cilët riparojnë sendet dhe pajisjet e tyre si lavatriçet dhe pjatalareset do ti ofrohen rimbursime.

Britanikët ‘hedhin në kosh’ 19 miliardë paund në vit

Bëhet fjalë për mbi 12 milionë tonë ushqim çdo vit që përfundon në kazanin e plehrave dhe që në 75% të rasteve bëhet fjalë për “refuzim të pajustifikuar” për të përdorur produktet ushqimore’, kështu referfon program hulumtuesi ‘Ërap’. Përgjithësish, një në pesë britanikë i hedhin ushqimet e blera në dyqane që është e barabartë me “gjashtë vakte të plota” në javë dhe si rezultat i kësaj, ata blejnë më shumë ushqim se sa kanë nevojë, 30 apo edhe 50%, që prishen në frigorifer ose në një raft në kuzhinë, dhe që më pas përfundojnë në kosh. Përvec kësaj një tjetër arsye indirekte është data e skadimit, shtypur në paketim.

Dashuria jonë për rroba të lira ka një kosto të fshehtë

Nga Maxine Bédat*

Tri vjet më parë, fabrika e veshjeve Rana Plaza u shemb, duke vrarë më shumë se 1 mijë punonjës dhe duke plagosur mbi 2,500 të tjerë. Tragjedia – aksidenti më i rëndë në historinë e fabrikave të veshjeve – qe një alarm zgjimi për të gjithë industrinë dhe shkaktoi një lëvizje botërore, Ditën e Revolucionit në Modë, ku ne si qytetarë të botës pyesim se si dhe nga kush janë prodhuar veshjet që ne mbajmë në trup. Është një rast për të krijuar një plan bashkarisht për të ardhmen e një industrie me xhiro 2 trilionë dollarë.

Hapet supermarketi i parë gjerman që shet vetëm ushqim të mbetur

Është hapur në Gjermani, supermarketi i parë ku mund të blini vetëm ushqime të mbetura. Kjo shënon një hap të vogël drejt një shoqërie me zero-mbetje, por në të njejtën kohë edhe një ndryshim të madh në vetëdijen shoqërore. Më 4 shkurt, në inagurimin e supermarketit ishin të pranishëm nga kursimtarët e përbetuar deri tek kuriozët e ngacmuar nga një dyqan ndryshe nga çfarë kishin hasur më parë. Supermarketi "The Good Food"në qytetin gjerman të Këlnit është i pari i këtij lloji në vend dhe i treti në Bashkimin Evropian.

Italia dhe konsumizmi: Ushqimet afër skadencës t’u dhurohen të varfërve

Italia është e vendosur për të kaluar një ligj që do ti bëjë supermarketet ti dhurojnë ushqimin e tyre të pa shitura për bamirësi. Italia do të bëhet vendi i dytë Europian që do të kaloj një ligj të tillë, pasi francezët paraqitën një projekt-ligj në shkurt e cila ndalon supermarketet për të hedhur ushqimet e pa shitura. Projekt-ligji ka mbështetje të gjerë dypartiake dhe pritet të kalojë në shtëpinë më të ulët të parlamentit para një votim përfundimtar në Senatin e Republikës.

Nëse nuk reduktoni konsumin, riciklimi nuk ju shpëton nga vrasja që jeni duke i bërë planetit

Unë flas shumë për reduktimin. Sugjeroj vazhdimisht të zvogëloni numrin e lodrave që keni, sasinë e materialeve të pastrimit që blini, madje edhe sasinë e mishit që konsumoni. Teza ime përqëndrohet në reduktimin mbi riciklimin ose asgjësimin e mbetjeve. E thënë thjesht, riciklimi nuk është i mjaftueshëm. Riciklimi është veprim i mirë dhe unë nuk jam këtu për të kundërshtuar këtë, por më frikëson mendimi bardhezi. Duhet të dini se riciklimi është një biznes i ndërlikuar, dhe jo gjithmonë është i dobishëm.