kontrolle

Kontroll cilësisë së qumështit, AKU: Aksioni nis më 15 maj, disa baxho mbyllën dyert

Në 15 Maj Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të nis kontrollin e industrisë së qumështit. Drejtori i AKU, Agim Ismaili, ka thënë për Klan Plus se nuk ka asnjë qëllim të mbyllen baxhot apo pikat e grumbullimit të qumështit, ndaj para se të nisë ky aksion çdo operatori i është dërguar një raport vetkontrolli për të parë se në çfarë niveli janë me plotësimin e standardeve të sigurisë ushqimore.