konventa

Konventa evropiane mbi peizazhet

Më 8 shtator 2016, Parlamenti Shqiptar miratoi një ligj, që lidhet me Mjedisin. Shqipëria tashmë është palë dhe aderon në Konventën Evropiane të Peizazheve, e njohur si Konventa e Firencës. Qëllimi kryesor i kësaj Konvente është të inkurajojë organet publike për miratimin e politikave dhe masave në nivelin lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen, menaxhimin dhe planifikimin e peizazheve në të gjithë Evropën, për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së peizazhit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe institucioneve.

Shkeljet e Erion Veliajt në Parkun e Liqenit – Si po shkatërrohet e betonizohet parku

Parku i Liqenit artificial duket se është kthyer në “prenë” e preferuar për tu betonizuar të Bashkisë Tiranë. Pas ndërtimit, në shkelje të Konventës Aarhus dhe një sërë ligjesh të tjera, të këndit të lojërave, pas planit për ndërtimin e një hoteli, duket se tashmë Kryebashkiaku Veliaj po mendon se si ta kthejë Parkun e Liqenit në një zonë totalisht të urbanizuar. Mëngjesin e sotëm, pavarësisht se në hyrje të parkut ka një tabelë sinjalizuese e cila lejon qarkullimin vetëm për autobusat e shkollës, karvani i makinave personale nuk ka të ndalur.

Vlorë, roli i të rinjve në zbatimin e parimeve të konventës Aarhus në praktikë

Java e dytë e trajnimit me të rinjtë e Universitetit “Ismail Qemali” nga Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë për parimet kryesore të Konventës së Aarhusit, u fokusua në rolin që mund dhe duhet të luajnë të rinjtë për organizimin e komunitetit për të përmirësuar shërbimet publike duke rritur bashkëpunimimin midis grupeve komunitare dhe pushtetit vendor.