Kooperacioni Italian

Pylli Orbital, Veliaj: Projekti do të prodhojë rezultate konkrete për 23 zonat që do të gjelbërohen

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për Pyllin Orbital, i cili do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë, ka gjetur mbështetjen edhe të agjencive të njohura financiare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Kooperacionit Italian, Nino Merolla, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e të gjithë projektit të Pyllit Orbital për gjelbërimin e 23 zonave të ndryshme në kryeqytet, duke zgjeruar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës dhe kontribuar për një mjedis më të pastër.