kopsht zoologjik

Buenos Aires, kopshti zoologjik liron kafshët pas 140 vjetësh

Kopshti zoologjik i Buenos Aires, një destinacion i njohur turistik, pas 140 vjetësh po i çon kafshët e egra në vendin e tyre; në natyrë. Duke nisur nga muaji i ardhshëm, krijesat e robëruara të kopshtit zoologjik do të lirohen në rezervatin e Argjentinës që mbrohet nga shteti. Për ato kafshë që nuk janë në gjendje të jetojnë vetë, punonjësit e rezervatit do të kujdesen. Qëllimi është që publiku të edukohet mbi çështjet mjedisore, duke iu mësuar fëmijëve se si të sillen me kafshët.

Çdo ditë, Dita e Tokës; Panaire, lojëra dhe konkurse në Kopshtin Zoologjik

Çdo 22 prill në mbarë botën kremtohet “Dita e Tokës”. Edhe në Tiranë kjo datë mjedisore u festua përmes aktiviteteve të shumta që bënë bashkë qytetarë dhe organizata tek Kopshti Zoologjik. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit u shpreh se zgjedhja e këtij mjedisi ishte vetë një mesazh sensibilizimi për kafshët e egra dhe ato shtëpiake. “Dy botë që janë shumë të rëndësishme dhe që janë pranë nesh që është ajo e botës së kafshëve që përfaqësohet dhe nga Zoo parku dhe e kafshëve shtëpiake që ishte dhe pjesë e konkursit dhe gjithë pjesa e informacionit për kafshët shtëpiake, nga të cilat keni një fenomen jo të mirë siç është braktisja e kafshëve, dhe nga të cilat ne na dalin probleme si bashki”, u shpreh për Report TV Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Fundi i trishtë i një luani

Njëri prej dy luanëve që ia kishin mbathur nga kafazët e kopshtit zoologjik të Lajpcigut në Gjermani është qëlluar për vdekje, pasi përpjekjet për të përdorur qetësuesit dështuan. Luanët, të dy të gjinisë mashkullore, Majo dhe Motshegetsi, dolën nga kafazi dhe kapërcyen një kanal rreth orës 8:40 të mëngjesit të sotëm, përpara se kopshti zoologjik të hapej për vizitorët si çdo ditë. Ata u gjetën më pas në një gëmushë në një gjendje tepër shqetësuese. Edhe pse njëri prej tyre u dërgua sërish mbrapsht në kafazin e tij, tjetri mbeti në gjendje agjitative dhe e vetmja mundësi ishte të qëllohej për vdekje.

Lirohet elefanti i keqtrajtuar për 30 vjet

Është e padiskutueshme që keqtrajtimi i kafshëve nga njerëzit duhet të jetë një çështje e rëndësishme, gjithsesi ka akoma shumë raste ku “miqtë tanë” keqtrajtohen. Fatkeqësisht ky ishte realiteti i elefantit Kaavan i cili shpenzoi 30 vjet i mbyllur në zinxhirë në kopshtin zoologjik Murghazaar, në Islamabad, Pakistan. Kafsha e gjorë nuk e ka njohur kurrë lirinë. Fatmirësisht shumë aktivistë nëpërmjet misionit të tyre, i kanë dhënë elefantit një mundësi të jetë i lirë. Më në fund gjërat po përmirësohen për Kaavan.

Nxënësit e "Androkli Kostallari" dhe "Niket Dardani", konkurs për mbrojtjen e mjedisit

Sot, më 24 Prill në Kopshtin Zoologjik në Tiranë, u zhvilluan disa aktivitete ndërgjegjësues në kuadër të Ditës së Tokës, me nxënësit e shkollave "Androkli Kostallari" dhe "Niket Dardani". Mes lojrave me mesazhe mjedisore dhe guidës në Kopshtin Zoologjik, është mbajtur edhe konkursi "Ide për Mbrojtjen e Mjedisit", ku në përfundim u shpallen katër grupe fituese të enciklopedive me informacione mjedisore, grupet që dhanë më shumë ide. Ky aktivitet u organizua nga shoqata Qendra Burimore e Alternativave të Zhvillimit DARC, si pjesë e programit ACHIEVE, të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Orangutangu më i vjetër në botë

Një orangutang femër,në kopshtin zoologjik Perth është konsideruar orangutangu Sumatran më i vjetër i mbajtur në “robëri” në librin e rekordeve Guinness, ndërkohë që ajo festoi ditëlindjen e gjashtëdhjetë të saj të enjten e kaluar, thotë zëdhënësja e kopshtit zoologjik për Reuters. Puan i ishte dhururar kopshtit zoologjik në vitin 1968 nga sulltani i Johor, i cili në këmbim mori disa kafshë autoktone australiane. Kopshti zoologjik Perth është një nga vendet kryesore për shumimin e orangutangëve dhe Paun ishte në fillim të programit të mbarështimit.

Planifikuesit urbanë të Bashkisë Tiranë si zoologë

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Urban në Bashkinë Tiranë, Ditjon Baboçi, në një intervistë në Top Channel shpalosi me fjalë projektin për të lidhur me një tunel të nëndheshëm kopështin zoologjik me atë botanik. Ai u shpreh se “do të ndërtohet një tunel poshtë rrugës, ose do të jetë një akuarium me kafshë nënujore ose me flutura nga e gjithë Shqipëria.” Lidhja mes dy parqeve është zhvillim i mirë, parimisht, dhe ndoshta i domosdoshëm për t’i dhënë kopështit zoologjik hapësirën e nevojshme për të qenë kopësht dinjitoz për një kryeqytet.

Shimpazeja Cecilia fiton gjyqin me parimin për të drejtat e njeriut

Cecilia, një shimpanze 19 vjeçare në kopshtin zoologjik të Mendoza-s në Argjentinë, fitoi rastin kundër mbylljes së saj në kafaz dhe tani jeton e lirë në një rezervë të madhe bashkë me 50 shimpaze të tjera. Një gjykatëse argjentinase kishte rënë dakord për të aplikuar në favor të saj një parim themelor të ligjit të të drejtave të njeriut që mbron paprekshmërinë e personit. Gjyqi për Cecilian ishte hapur nga një OJQ lokale, sepse shimpanzeja pas vdekjes së dy shokëve të saj, ka jetuar vetëm në kafaz dhe ka kaluar në "depresion nga vetmia”.

Veliaj: Kopshtit zoologjik do t’i shtohen 10 sorkadhe

Kopshti ekzistues zoologjik në kryeqytet shumë shpejt do ti shtohen edhe 10 sorkadhe. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një postimi në rrjetin sovial Facebook, i cili ndërmjet të tjerave thekson se ndërsa është duke u hartuar projekti për kopshtin e ri dhe modern zoologjik të Tiranës, po punohet edhe për të mirëmbajtur atë ekzistues…“Teksa përgatisim projektin e ri të “TiranaZoo”, kemi përmirësuar ndjeshëm ekzistuesin, shihe vetë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës në komentin që shoqëron edhe një album me foto nga puna që po kryhet në këtë ambient.