Korab

“Të pushtojmë Korabin”, projekti i fundit turistik i Klubit Discover Albania

“Të pushtojmë Korabin”, ky do jetë misioni që nisi nga data 5 mars deri në kurorëzimin e tij më 2 korrik 2017. Në këtë tur të gjatë turistik drejt lartësive, do të marrin pjesë të rinj të apasionuar pas natyrës, sportistë të lartësive malore, qytetarë që pëlqejnë ecjet alpinistike etj. Është hartuar një program guidash – përkatësisht 18 udhëtime – që do paraprijnë përgatitjen e nevojshme për të bërë pushtimin e Korabit. Gjithashtu, krahas udhëtimeve që do kryhen çdo javë, do të jepen dhe informacionet përkatëse për pajisjet dhe veshjet e nevojshme që duhet të kemi me vete.

Radomira, parajsa e aventurës dhe turizmit të borës

Radomira është një vend në lartësitë e Korabit me vlera të mëdha natyrore dhe klimaterike e lakmuar nga vizitorët dhe turistët e huaj në të katër stinët. Radomira ngrihet në lartësinë 1250 m mbi nivelin e detit dhe thuhet se emri shqip i saj është “Rahu Mirë” që më shqip, është fushë kullotore e mirë që është kthyer në sllavisht Radomir. Është vendi më i preferuar për turizmin dimëror ku bora gati nuk shkrin kurrë, por rruga për në këtë parajsë turistike në të katër stinët është shumë e dëmtuar gati e pa kalueshme. Këtë e konfirmojnë edhe mjaft operatore turistike, turistë të huaj kurioze dhe aventuriere.