korce

“Mollë prej Korçe”, në Dvoran zhvillohet festa e mollës

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend. Për të promovuar edhe më shumë këtë produkt dhe për të rritur interesin turistik në fshatin Dvoran u zhvillua “Festa e Mollës”, aktivitet qe zhvillohet për të disatin vit radhazi nga bashkia e qytetit juglindor. Festa ka nisur me vjeljen e mollëve simbolikisht në një prej pemëtoreve të fshatit dhe ka vazhduar më tej me panairin e mollës dhe një koncert festiv. “Festa e Mollës është aktivitet që synon promovimin e këtij produkti të rëndësishëm të Korçës, siç është Molla, nxitja e interesit.

Ide inovative në turizëm, nisin aplikimet për rajonin e Korçës

Pas rajonit të Shkodrës dhe atij të Gjirokastrës, konkursi “Risi Turistike” do të zhvendoset në Korçë. Ide që mund të kthehen në plane biznesi, sipërmarrje që mund të duan të nxisin një produkt apo shërbim të ri. Qëllimi është që të nxitet zhvillimi i produkteve të reja turistike, për të krijuar itinerare të reja ose për të gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto rajone. Data 10 nëntor i këtij viti është afati i fundit për të dorëzuar idetë ose planet e biznesit.

Indinjohen gjuetarët e ndershëm

Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqatës së Gjuetarëve në qarkun e Korçës janë shprehur tepër të revoltuar me propozimin e fundit për shtyrje të ligjit nr. 7 / 2014 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka hyrë në fuqi që në vitin 2014 dhe afati i zbatimit të tij pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Moratoriumi u shpall në kushtet e nevojës emergjente të mbrojtjes së llojeve të faunës së egër në vendin tonë, duke qenë se gjatë dekadave të fundit, popullatat e shumë llojeve vendase dhe migratore në vendin tonë po pësojnë rënie drastike.

ISHMP ka nisur prej 1 muaji kontrollin në rang vendi për administrimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore

Prej disa javësh Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur ushtrimin e kontrolleve rang vendi për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore Inspektoriati ka përfunduar kontrollin e ushtruar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Korça me fshat Olimpik që kushton miliarda lekë

Qyteti i Korçës pritet të jetë shumë shpejt me një fshat olimpik. Punimet pritet të nisin në datën 18 prill, pas një nisme të qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Korçës. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime zyrtare pranë bashkisë dhe klubit korçar, që kanë konfirmuar këtë investim gjigant. Kësti i parë i parave për zhvillimin e punimeve është derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë në qytetin juglindor dhe bëhet fjalë për një shumë rreth 5 miliardë lekë.

Korçë - Shkelën moratoriumin e pyjeve, gjobiten me nga 5 mln lekë 2 shtetas

Gjobiten 2 shtetas në Korçë për prerje të paligjshme të pyjeve. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, gjatë inspektimeve të vazhdueshme dhe intensive në të gjithë territorin, bën me dije se gjatë ditës së sotme ka kapur në flagrancë shtetasit F. D dhe L.B. Këta dy shtetas në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, po shpyllëzonin sipërfaqe pyjore.  Në zbatim të pikës 1 nenit 6 të ligjit nr. 5 /2016 “Për moratoriumin në RSH” ndaj shtetasit me iniciale F. D dhe ndaj shtetasit me iniciale L.B. është vendosur gjobë në masën 50 milionë lekë të vjetra.

Korçë, vijon prej katër ditësh vatra e zjarrit në Dardhë

Vazhdon të jetë akoma aktive prej katër ditësh vatra e zjarrit në zonën e Dardhës në Korçë. Vatra aktive në Bigëll të Dardhës ka djegur një sipërfaqe të madhe me pisha. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në vendin e ngjarjes janë angazhuar 30 trupa dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit. Gjithashtu në zone kanë mbërritur njësitë speciale, Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile. Nga burimet paraprake mësohet se zjarri është i qëllimshëm.

Mbi 23 mln euro për parqe voltaike

Mbi 23 milion euro është vlera që pritet të investohet për ndërtimin e parqeve voltaike, përmes të cilëve mund të prodhohet energji nga burime të rinovueshme. Shifra i përket kërkesave të mbërritura pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm javën e fundit, duke shënuar një numër rekord prej 10 shprehjesh interesi. Vlera më e madhe i përket projektit të paraqitur nga bashkimit i 3 operatorëve, për ndërtimin e një parku me sipërfaqe 10 ha në Bashkinë e Divjakës, ku kapaciteti i instaluar do të jetë 5 MW, ndërsa vlera e investimit rreth 3.9 milion euro.

Ndotje alarmante e ajrit në Korçë

Në qytetin e Korçës po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Stina e ftohtë, përveç elementeve të përhershëm, shoqërohet edhe me shtimin e ndotësve të ajrit, që vijnë si pasojë e përdorimit të druve të zjarrit apo edhe qymyrit për ngrohje.

Në fshatrat e Korçës, ku po lulëzon turizmi bio dhe i natyrës

“Të huajt vijnë enkas këtu për të shijuar ushqimin. Janë kryesisht nga Maqedonia”, shprehet drejtuesi i një prej të paktave restorante në fshatin Boboshticë, rreth 10 km larg nga qyteti i Korçës. Është e njohur kjo zonë për peizazhet natyrore që ofron, por edhe për cilësinë e ushqimit tradicional. “Çdo vit, ne përballemi me një kërkesë në rritje nga turistët, veçanërisht ata të huaj. Kryesisht janë gjermanë, austriakë, maqedonas, por edhe shqiptarë të Maqedonisë. Duan ushqimet tipike të zonës, siç është lakrori, petullat e fshira apo edhe mishi në hell”, shprehen drejtuesit e restorantit Tomas, në Boboshticë, të cilët janë të identifikuar nga marka ‘Authentic Albania’, por edhe nga vetë Tripadvisor.

Ngjitje alpinistike në Malin e Thatë

Administrata e Zonave të Mbrojtura e Korçës, në bashkëpunim me administratën e Parkut Kombëtar Prespa si dhe të rinj nga Pogradeci e Prespa, kanë organizuar në fundjavë një ngjitje alpinistike në majën më të lartë të Malit të Thatë, 2287m. Nisja u bë nga dy pikënisje, njeri grup u nis nga qëndra e Parkut Kombëtar të Prespës, ndersa grupi tjeter nga fshati Tushemisht, duke ndjekur shtegun Goricë-Pllaja e Pusit-Tushemisht. Të dy grupet u takuan në Pllajën e Pusit, në pikën më të lartë. Në këtë ngjitje alpinistike të vështirë, morën pjesë dhe të rinj të zonave respektive, dashamirës të natyres dhe ecjeve sportive.

Një “Dardhë” Korçe ende e pashfrytëzuar: Stebleva, kaq afër dhe larg nesh

Edhe pse konsiderohet një perlë e paprekur e turizmit malor dhe natyrës piktoreske, Stebleva e Gollobordës, krahina mes Dibrës dhe Librazhdit, është shumë afër por edhe shumë larg për shkak të infrastrukturës së munguar. 8 vjet më parë filloi investimi për rrugën që lidh Peshkopinë me Librazhdin, por nga 26 kilometër rrugë vetëm 11 u ndërtuan pjesë-pjesë, ndërsa 15 të tjera mbetën në gjendjen e mëparshme. Si pasojë e rrugës, në dimër Stebleva braktiset nga banorët. Nga 300 syresh që jetojnë gjatë verës, në dimër guxojnë vetëm 30, ndërsa të tjerët kanë zhvendosen në qytetet ku kanë ndërtuar jetë urbane.

Përpunimi i mbetjeve të TAP, një incinerator do të ngrihet në Korçë

Një incinerator për përpunimin ë mbetjeve të projektit TAP është projektuar të ndërtohet në fshatin Floq të Korçës. Incineratori do të përdoret për incinerimin e mbetjeve urbane të përftuara nga veprimtaria e projektit TAP. Impianti do të përpunojë mbetjet që do të krijohen nga puna në kantierin e TAP dhe mbetjet që krijohen nga shtrimi i tubacionit. Kompania Spiecapag ka ofruar një alternativë për menaxhimin e mbetjeve që krijon TAP nëpërmjet incinerimit.

Pishat e Korçës dhe Gjinarit, të prekura nga procesionarja

Pishat në zonën e Korçës dhe Gjinarit në Elbasan po përballen përsëri me sëmundjen e procesionares, edhe pse është ndërhyrë disa herë për luftimin e saj. Kjo sëmundje shkakton alergji tek njerëzit nëse kanë kontakt me këtë lloj krimbi, ose edhe kur i kalojnë pranë. Madje ky krimb mund të shkaktojë edhe verbëri tek personat alergjikë. Gjithashtu procesionaria rrezikon pyjet me pisha, duke i shkaktuar natyrës dëme kolosale. Një vit më parë, miliona lekë u derdhën në luftën kundër procesiuonares në fshatin turistik të Gjinarit, por duket se nuk pati asnjë efekt. Nuk dihet nëse fondet kanë shkuar për zhdukjen e sëmundjes procesionares.

PPNEA dhe AdZM Korçë, sesione ndërgjegjësimi për zonat e mbrojtur në shkolla

Rrëzë fillimit të vargmalit të Gramozit, në fshatin Miras të Devollit, Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në bashkëpunim me AdZM Korçë organizoi një sesion ndërgjegjësimi në shkollën e mesme “Nesim Kaçani”. Ky aktivitet kishte si qëllim prezantimin e zonave të mbrojtura dhe vlerat e larta natyrore që ndodhen në afërsi të këtij fshati si dhe njohja me gjitarët kryesorë të vendit dhe kërcënimet që i kanosen faunës dhe florës.

Prespë, çelet projekti për rikuperimin e Parkut Kombëtar

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor në Qendrën e Vizitorëve të Prespës, Njësia Bashkiake Pustec, Qarku Korçë, zhvillohet ceremonia e çeljes së fazës së dytë të Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Në këtë ceremoni marrin pjesë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM, Zamir Dedej, drejtori i AdZM, Korçë, Mihallaq Qirjo, Presidenti i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, INCA-s Gent Kromidha, si partner lokal në zbatimin e këtij projekti, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të Bankës për Zhvillim, KfW-së, të cilët janë financues të këtij projekti si dhe drejtues të pushtetit lokal.

Pyjet vazhdojnë të masakrohen

Kamera e “Fiks Fare” ka arritur të dokumentojë prerjen e pyjeve në qarkun e Korçës, ku firma private, apo individë të ndryshëm, presin dru vazhdimisht dhe i tregtojnë në qytet. Disa punëtorë që presin dru në fshatin Arrëz në Korçë thonë se ata i lejon një drejtor pyjesh, i cili është nipi i një zyrtari të lartë.Ndërkohë, krahas këtij zyrtari, firmat, apo individët që presin dhe tregtojnë dru zjarri, bashkëpunojnë me punonjës policie, të cilët i shoqërojnë gjatë gjithë rrugës. Ekipi i “Fiks Fare” shkoi në fshatin Boboshticë dhe Dardhë të Korçës.

Smogu shton rastet e personave me probleme në mushkri

Prej dy javësh numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pneumologë në Korçë është rritur ndjeshëm. Të paktën 40 persona në ditë, kryesisht të moshuar, u drejtohen bluzave të bardha për mjekim apo shtrim në spital. Sipas mjekëve, tymi i çliruar nga djegia e druve të zjarrit por edhe mjegulla e dendur, e cila mbuloi Korçën për shumë ditë para mbërritjes së dëborës, ka shkaktuar shqetësime tek qytetarët.

Të rrisim vlerat e Pyllit të Fazanëve në shërbim të komuniteteve

Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin ky pyll është zhdukur prej vitesh për shumë arsye por mbi të gjitha nga mungesa e përkujdesit pas viteve 1990. Pavarësisht nga sipërfaqja dhe statusi i pronësisë shumë nga specialistët thonë se fazani mund të kthehet përmes një projekti konkret i cili i kushtohet rritjes së tyre. Ky do të jetë një ndër hapat më të rëndësishëm për të rritur vlerat ekologjike dhe turistike për të ardhmen, por jo vetëm.

  • 1
  • 2