Kore

Testi bërthamor në Kore 10 herë më i fuqishëm se Hiroshima!

Dy lëkundje sizmike janë regjistruar një ditë më parë në Korenë e Veriut, të cilat besohet se kanë lidhje me testin bërthamor të zhvilluar në fillim të muajit shtator, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Institutit Gjeologjik. Epiqendra e tërmeteve 2.9 dhe 2.4 ballë ishte në vendin ku Koreja e Veriut zhvilloi testin e saj më të madh bërthamor më 3 shtator. Zyrtari ka thënë se lëkundjet e tokës kanë të bëjnë me zhvendosjen e kores së tokës në zonën ku është kryer testi i fundit bërthamor.