Koreja e Jugut

Koreja e Jugut – Ende shumë sfida për makinën elektrike

Makinat elektrike nuk janë më një çështje e së ardhmes, por një realitet dhe pikërisht këtë gjë duhet të kenë në mendje njerëzit kur shohin lloje të ndryshme të këtyre makinave në një ekspozitë të hapur për këtë qëllim në ishullin koreanojugor Jeju, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap. Megjithatë, shumë njerëz nuk duan të mendojnë se ka ende një listë sfidash përpara se këto makina, plotësisht elektrike dhe që nuk e ndotin aspak ambientin, të bëhen pjesë e jetës së përditshme. Mungesa e infrastrukturës, distancat e shkurtra që këto makina bëjnë dhe çmimi i lartë përbëjnë pengesat kryesore për to.

Presidenti i Koresë së Jugut zotohet t'i japë fund mbështetjes në energji bërthamore

Koreja e Jugut do të braktisë energjinë bërthamore në mes të shqetësimeve mbi një fatkeqësi të stilit Fukushima dhe në vend të kësaj përqëndrohet në burimet e ripërtëritshme të energjisë, u shpreh më 19 qershor presidenti i vendit. Moon Jae In njoftoi se kishte braktisur planet për të ndërtuar më shumë centrale bërthamore, duke i dhënë fund dekadave të mbështetjes në burimin e diskutueshëm të energjisë. Vendimi i tij shënon goditjen më të fundit të industrisë bërthamore, pas katastrofës bërthamore të Fukushima 2011 dhe ndjek premtimin e z. Moon për të zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe energjisë bërthamore.

Rikthehet gripi i shpendëve në Koren e Jugut, masa të rrepta

Rikthehet gripi i shpendëve në Koren e Jugut, bëhet e ditur se në një fermë patash në jugperëndim të vendit është vërejtur epidemi e gripit të shpendëve. Autoritetet Koreano Jugore deklaruan se kanë marrë masa të rrepta duke ndaluar lëvizjen e shpendëve per 48 orë. Masa e vendosur për të luftuar kundër epidemisë së virusit përfshin edhe automjetetet e fermave të shpendëve dhe punonjësit e tyre. Koreja e Jugut ka marrë masa mbrojtëse në të gjitha fermat e shpendëve dhe objektet relevante në vend. Siç thuhet, rreth 12 mijë e 300 pata janë asgjësuar në fermë pas evidentimit të virusit të tipit H5N6.