Kosta Rika

Kosta Rika, këtë vit 100% energji e rinovueshme

Vendi vazhdon të prodhojë për të tretin vit rradhazi më shumë se 99% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Në vitin 2007, qeveria e Kosta Rikës vendosi një synim për vendin, për të reduktuar deri në nivelet zero karbonin deri në vitin 2021. Ky qëllim duket i arritshëm, pasi klima tropikale me reshje të dendura shiu dhe numri i vogël i popullsisë (rreth 4.8 milion), i japin vendit një avantazh në eksplorimin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme. Për më tepër, në vitin 2004, 47% e prodhimit të energjisë ishte e bazuar në këto burime.

Kosta Rika, rënkimi i balenës, sërfistët shpëtojnë këlyshin

Një grup sërfistësh të Boca Barranc, në Puntarenas në Kosta Rika, kanë shpëtuar një këlysh balene. I vogli që kishte humbur orientimin kishte mbetur në një degë lumi. Një nga dy sërfistët, Mauricio Camareno, ka treguar se kishte parë një diçka me ngjyrë të zezë që dilte nga uji, pranë bregut të lumit. Duke u afruar, ai ka filluar të dëgjoj rënkimet e balenës: ’Ishte shumë e pafuqishme dhe mezi mbahej, ka treguar një e përditshme lokale. Camareno dhe sërfisti i dytë kanë arritur të shtyjnë balenën drejt thellësisë dhe kanë pritur rreth 6 orë derisa të vinte batica duke e shtyrë atë në det të hapur.

Stuhia 'Nate', 10 viktima në Kosta Rika dhe Nikaragua

Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën në shtetet e Amerikës Qendrore, Kosta Rika dhe Nikaragua, si pasojë e vërshimit të stuhisë tropikale 'Nate', e cila tani i është drejtuar brigjeve jugore të SHBA-ve. Në të dy vendet e Amerikës Qendrore është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme dhe raportohen mbi 15 njerëz të humbur. Stuhia 'Nate' ka shkaktuar shira të forta, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe dëmtuar shtëpitë.